• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardi Borova, kuruesi i imazhit të VIP-ave

13:39 | 02/03/2016
në Gossip
0

23 vite më parë një djalë i ri vendos ti përkushtohet pasionit të tij duke hapur sallonin e tij të bukurisë, i cili nuk do ishte një “berberhane” e thjeshtë vetëm për meshkuj, por me një vizion të qartë do të synonte tregun e bukurisë për të dy gjinitë. Ardian Borova është një nga ekspertët më të mirë në vend për flokët duke e kthyer atë dyqan të vogël të dikurshëm në një akademi bukurie, ku përgatit të rinjtë që duan të marrin këtë zanat.

Besnikëria e klientëve të tij është baza e këtij suksesi tashmë prej dekadash. Në duart e Borovës kalojnë shumë nga VIP-at e Tiranës, gazetarë e politikanë, misse dhe modele, por pa lënë mënjanë klientët e tij të hershëm, ata që i besuan që në nisje dhe vazhdojnë të jenë besnikë në këtë rritje të suksesit të tij, si një nga ekspertët e bukurisë në vend. “Shumë figura të njohura në fushën e artit, politikës dhe medias kanë krijuar imazhin e tyre publik, duke i besuar vetëm duarve të Borovës. Shumë prej tyre, sidomos të rinjtë, duan të ndryshojnë pamjen dhe stilin vetëm në besim të tij”, thuhet në faqen zyrtare të sallonit të Borovës.

Lexo edhe

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Por, në të njëjtën kohë ai nuk synon të fitojë famë nëpërmjet klientëve të tij VIP-a duke mos publikuar emra dhe as foto të tyre në sallonin e tij, ndoshta një mënyrë kjo me të cilën ka ruajtur konfidencialitetin dhe vazhdimin e besimit të ndërsjelltë.

Në marrjen në dorë  të flokëve të grave nga një parukier mashkull ai rrëzoi ndarjen “gra”  dhe “burra” duke e parë zanatin e bukurisë si shërbim për të gjithë. Pra berberi i dikurshëm nuk është thjesht një berber i burrave të lagjes, por më shumë se kaq, është stilist, është ideator, është artist.

Ideja e krijimit të sallonit të bukurisë “Ardi Borova”, filloi gjatë vitit 1993, që u konkretizua me hapjen e tij në vitin 1994. Borova Salon është projektuar për të sjellë trendet e tregut shqiptar trajtimet e fundit evropiane të flokëve. “Që nga nisja, parimi kryesor i Borovës ishte shërbimi cilësor dhe me standarde perëndimore në çdo gjë e ofruar në sallon e tij, duke thithur klientët me kërkesa të larta”, thuhet në faqen prezantuese të sallonit.

Në vitet 1996-1997, Borova vjen me një përvojë të re të fituar në Perëndim, i specializuar në Itali dhe Francë. Filloi të jetë pjesë e ngjarjeve kryesore artistike dhe kulturore në vend. Ka marrë pjesë në shumë shfaqje të kohës, më e famshme ishte konkursi i bukurisë “Miss Evropa 1996” dhe festivalet e këngëve të Radio Televizionit Kombëtare të Shqipërisë.

Në vitin 1997 Borova vendosi të tregojë aftësitë e tij në një dimension të ri, në edukimin e të rinjve që aspirojnë të jenë pjesë e kësaj fushe duke themeluar shkollën e tij të parukerisë. Me qindra të rinj të trajnuar nga Borova tashmë kanë hapur sallonet e tyre, ose janë pjesë e stafit në sallone të famshme në Tiranë dhe jo vetëm.

Të Lidhura

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

nga 27
16:38 | 14/06/2023
0

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes ka qenë ndër personazhet që është tërhequr dhe nuk...

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

nga 27
20:03 | 09/03/2023
0

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo...

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Luizi batuta për këngën e Armaldos

nga 27
22:43 | 08/03/2023
0

Në spektakëlin e djeshëm, Armaldo performoi këngën e tij dedikuar grave për 8 Marsin titulluar “Ta Dije”. Por mbrëmjen e...

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

nga 27
21:13 | 08/03/2023
0

I ftuar në ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio këtë episod ishte ish-banori i ‘BBV’ dhe njëkohësisht aktori i...

Para
Lidhja me TAP vë në funksionim TEC-in e Vlorës

Lidhja me TAP vë në funksionim TEC-in e Vlorës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Basha vijon turin, e nis ditën me takime në Ndroq –

Basha vijon turin, e nis ditën me takime në Ndroq –

11:03 | 01/10/2023
EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

10:31 | 01/10/2023
Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

10:25 | 01/10/2023
Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –

Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –

10:21 | 01/10/2023
Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –

Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –

10:09 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Basha vijon turin, e nis ditën me takime në Ndroq –
  • EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –
  • Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –
  • Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –
  • Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –
  • Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Basha vijon turin, e nis ditën me takime në Ndroq –
  • EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com