Arbitrazhi rrëzon shtetin shqiptar, vendos gjykimin në themel për koncesionin e Durrësit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arbitrazhi rrëzon shtetin shqiptar, vendos gjykimin në themel për koncesionin e Durrësit –

08:01 | 27/02/2024
në ekonomi
0

Read more

Zero lekë investime publike në Janar –

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 27 Shkurt 2024 –

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 26 Shkurt 2024 –

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mos shqyrtimin në themel të kontratës koncesionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit.

Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej sakaq shteti shqiptar apo pala përgjegjëse ka paraqitur më 19 janar 2024 një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID. Pra nga ana e shtetit shqiptar është kërkuar mos juridiksioni i çështjes. Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej.

Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungese juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit.

“Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes”, citohet në vendimin e ICSID më 24 Shkurt 2024. https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/23/9

Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH) u lidh në Maj të vitit 2013. Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor.

Konflikti mesa palëve nisi, siç kanë pohuar më herët edhe drejtuesit e kompanisë për Monitor më 2020, kur institucionet shqiptare penguan qëllimisht aktivitetin e tyre pas dhënies së trajtimit preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për zhvillimin e projektit të “Durrës Yahts Marina”.

Ndërsa projekti i Durrës Yacht & Marina që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, përfshirë zënien e 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare. Për drejtuesit e kompanisë marrëveshja për “Durrës Yachts Marina” bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group.

Korrikun e vitit të kaluar Autoriteti Portual Durrës nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj. Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente.

Në atë kohë drejtues të kompanisë koncesionare EMS APO përveçse ngritën shqetësimin për shkelje të ligjit pohuan se po dëmtohen edhe nga rënia e lartë e fluksit të anijeve për përpunim, nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO për shkak të shndërrimit të portit të Durrësit në një port argëtimi./Monitor

Etiketa: arbitrazhDurrës

Të Lidhura

Zero lekë investime publike në Janar –

Zero lekë investime publike në Janar –

nga 27
13:53 | 27/02/2024
0

Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime gjatë muajit janar të këtij viti. Sipas tregtuesve fiskalë të qeverisë,...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 27 Shkurt 2024 –

nga 27
08:05 | 27/02/2024
0

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë....

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
08:05 | 26/02/2024
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do blihet me 95.5 lekë dhe do shitet me 96.4...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 27 Shkurt 2024 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

12:18 | 25/12/2025
Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

12:10 | 25/12/2025
Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

12:00 | 25/12/2025
Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

11:30 | 25/12/2025
Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

11:26 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –
  • Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –
  • Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –
  • Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –
  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com