Arbitrat janë bërë protagonistët kryesorë të kësaj jave në Superligën shqiptare.
Arbitri i ndeshjes Skënderbeu-Tirana nuk ka dhënë një penallti flagrante për bardheblutë.
Ndërkohë, më parë kishte dhënë një penallti për Skënderbeun, e cila u kontestua shumë nga kryeqytetasit.
Edhe Kukësi pati pretendime për penallti të mohuar në ndeshjen kundër Partizanit.
Por, ajo ishte më pak e diskutueshme se rasti në ndeshjen Skënderbeu- Tirana.
Partizani ndërkohë ka sulmuar ashpër Skënderbeun, duke e cilësuar si ekipin e Federatës dhe Federbet.
Akuza të forta ndaj arbitrave këtë javë ka pasur edhe nga Tërbuni e Bylysi.