Arbëreshi Marathonomak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arbëreshi Marathonomak

08:36 | 25/05/2016
në Uncategorized
0

Arbëresh je ti, mos e harro

Gjuhën e mëmës ti mos e largo

Kujtimin e Atdheut ti në zemër shtërngo

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Farën e Skëndërbeut ti sot trashëgon

Antonio Belushi

Nga Arben Llalla

Ai rend si marathonomak, rend kudo që ndodhet gjaku i arbërit. Mban ligjërata në çdo qendër të madhe të bashkësive të diasporës shqiptare në botë. Është i thjeshtë, një prift i një kishe arbëreshe në Kozencë. Këndon kudo që vete për Arbërinë, sot në Greqi, dje ishte në Australi tek shqiptarët e ish-Jugosllavisë, nesër vallë në Nju-Jork, Prishtinë, Tiranë!

1

Mbrëmje solemne për 100 vjetorin e pavarësisë

E ky maratonomak që rend me vite të tëra e nuk ndjen lodhje është arbëreshi papa Antonio Belushi.

Profesor Belushi është një emër i madh i gjakut të arbërit. I njohur në të gjithë botën shqiptare, i respektuar nga shumë figura të politikës në SHBA, Itali, Greqi, Shqipëri, Kosovë e gjetkë. Ai kërkon, studion, mbledh çdo copëz të kulturës mbarë botërore të arbërit dhe kur themi të arbërit kuptojmë shqiptare.

3

Antonio Belushi me Aristidh Kolën në Akropoli

I lindur më 1934, në katundin arbëresh Frashineto të rrethit të Kozencës. Pasi mbaroi gjimnazin dhe Liceun Klasik në Romë, studioi më 1956-1962 në Universitetin e Gregorian në Romë, dy vjet filozofi dhe katër teologji.

Në Romë u njoh me profesor Ernest Koliqin, i cili i ndezi dashurinë për kulturën e të parëve shqiptare. Profesor Koliqi e ftoi urat Belushin që të bashkëpunonte me revistën “Shejzat”. Në këtë revistë Belushi botoi shkrimet e para rreth studimeve për arbërorët në Greqi.

1

Më 1963-1965, prift Belushi punoi në një katund arbëresh, në Shën Sofia Epiros në Kalabri, dhe bashkë me priftin Jani Kaparrelli botuan revistën “Dita jonë”. Më vonë do të dërgohej të punonte në katundin tjetër arbëresh, në Shën Kostandin Arbëresh. Në vitin 1966, papa Belushi themeloi revistën “Vatra jonë”, e cila u botua për katër vjet rreshtë dhe në të punonin tre mësues e një mjek, ku shkruhej për ngjarjet e katundit Shën Kostandinit.

Ipeshkëvi e dërgon në vitin 1973, në katundin arbëresh, Falconara Albanese si famullar. Më tej dërgohet të punojë prift në Kozencë për t’u predikuar për arbëreshët, dhe atje vazhdon të punojë edhe sot.

2

Antonio Belushi me Teuta Llalla dhe Arben Llalla

Në vitin 1980, themeloi revistën kulturore italo-greko-shqiptare “Lidhja”, e cila botohet çdo gjashtë muaj dhe është bërë një organ lidhjesh shpirtërore e kulturore, me Shqipërinë, Kosovë, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë dhe të gjithë shqiptarët në diasporë. Revista “Lidhja” është vazhduesja e revistës “Vatra Jonë”, e cila është organ i Qëndrës Kulturore “Gjergj Kasrioti” në Kozencë.

1Në janar të vitit 1994, me dekret, të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ju dha shtetësia shqiptare Profesor Antonio Belushit.

Dhe më 29 janar 1994, sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Shqipërisë, Kolec Topalli i dhuroi pasaportën shqiptare uratës.

Më pas ushtari arbëresh besnik Antonio Belushi, vrapoi me pasaportën në dorë, për t’u bekuar tek Gjergj Kastrioti Skënderbeg në Krujë. Kështu mbas 500 vjetësh, ushtari i parë besnik arbëresh ishte qytetar i Shqipërisë.

Shumë herë famullari Belushi u ka shkruar qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, për hapjen e mësimit e gjuhës shqipe në katundet që banohen nga arbëreshët në Itali. Dhe papa Belushi do të ndihej i lumtur, kur Parlamenti Italian zyrtarizoi ligjin për “Përdorimin e gjuhëve të pakicave historike” më 15 dhjetor 1999. Kjo ishte një dhuratë e madhe që gëzoi pa masë arbëreshët në Itali.

23

 

Antonio Belushi me Aristidh Kolën dhe letra e dytë e Kolës për të

Dhe sot arbëreshët përdorin gjuhën shqipe në Liturgjinë hyjnore bizantine në kishë dhe në shkresat zyrtare në Katundet që banohen nga ata.

2

 

Vlerësime që i janë bërë profesor Antonio Belushit

* Në shtator të vitit 1989, Këshilli i qytetit të Detroitit në SHBA e nderon me çmim profesor Antonio Belushin, për veprimtarinë e tij studiuese kultutore dhe me këtë rast u shtrua një darkë e madhe në restorantin “Meritage” me këngë dhe valle shqiptare.

* Kryeministri italian Xhulio Andreoti në nëntor të vitit 1990 do ta nderonte studiuesin, poetin, gazetarin Antonio Belushin me çmimin “Premio Della Cultura” të vitit 1990.

* Shoqata Kombëtare Mbarëshqiptare “Ismail Qemal-Vlora” më 9 maj 1995 i dhuron Antonio Belushit çmimin kulturor kombëtar “Ismail Qemal-Vlora”. Me këtë rast në Biblotekën e qytetit të Vlorës u organizua veprimtaria kulturore për 15 vjetorin e themelimit të revistës arbëreshe “Lidhja”(1980-1995).

* Më 15 maj 1995, Akademia e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë i dha titullin e nderit profesor Antonio Belushit “Doctor Honoris Causa” për ndihmesën e veçantë për mbledhjen, sistemimin, studimin dhe botimin e entologjisë dhe folklorit të arbëve në Itali dhe Greqi. Ky ishte i pari çmim që dhurohej nga Akademia e Shkencave të Tiranës, dhe papa Antonio Belushi është “Doktor i Parë Nderi”.

* Lidhja shqiptaro-amerikane e Nju-Jorkut, e ka bërë Antonio Belushin “Anëtar nderi”.

Vizita në Kosovë, Maqedoni dhe në Diasporën shqiptare në botë

Kosova një tragjedi e dhimshme e popullit shqiptar, e cila filloi nga shekujt e mëparshëm, nuk mund të rrinte pa prekur e urat Antonio Belushit. Për herë të parë ai e vizitoi Kosovën më 1970, i shoqëruar nga profesor Janura. Në Kosovë papa Belushi u takua me shumë intelektualë, të cilët bashkëndërtuan një urë lidhëse dhe çështja e Kosovës në revistën “Lidhja” do të kishte faqen e saj në çdo numër botimi.

Më pas do të vizitonte Kosovën më 1977,1980,1982,1983,1985 e më tej, duke marrë pjesë në çdo seminar ndërkombëtar të gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe në Kuvendin e Folkloristëve në vitin 1986.

Revista “Lidhja” që nga viti 1981, hapi rubrikën “Jeta kosovare”, në të cilën u botuan shkrimet e akademikut Esad Mekullit, të profesor Shefqet Plluna, poezi të Ali Podrimja, Mark Krasniqit, Ibrahim Kadriut e shumë e shumë të tjerëve.

1

Antonio Belushi dhe Arben Llalla në Athinë

Në prill të vitit 1989, arbëreshët e Kalabrisë, zhvilluan në Kozencë një manifestim në favor të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Manifestimi filloi me meshën e mbajtur në lutje për Kosovën nga prifti Antonio Belushi në kishën e “Shën Shpëtimtarit”. Më pas u vazhdua nëpër rrugët kryesore të Kozencës dhe qëndruan në sheshin e Plebishtit ku ndodhet përmendorja e Gjergj Kastriotit Skanderbeg. Në këtë manifestim u mbajtën ligjërata nga intelektualët arbëreshë që dënonin dhunën e ushtruar nga policia serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Manifestimi në atë kohë u transpetua direkt nga RAI. Njerës të ditur arbëreshë për dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës u kanë shkruajtur shumë herë letra kryetarëve të shteteve të mëdha të botës si SHBA, Rusisë, Anglisë, Italisë, OKB, Vatikanit, Francës. Ata u bënin thirrje që të ndërhyhej për ndalimin e dhunës në ish-Jugosllavi.

Kështu, arbëreshët e Italisë jepnin ndihmën e tyre për çështjen kombëtare të Kosovës.

Për herë të parë urat Antonio Belushi do të shkonte në vatrat e mërgimtarëve shqiptarë në SHBA dhe Kanada më 1989. Ku do të takohej me figura të njohura të diasporës shqiptare si, Antoni Athanasi, Ekrem Bardha, Baba Rexhepi i Teqes në Detroit, dr. Rexhep Krasniqi, at Artur Liolin, kongresmenin arbëresh-amerikan Joseph Dioguardi dhe mijëra kurbetlinj të tjerë. Papa Belushi vizitoi dhe varrin e imzot Fan Nolit, ku më pas mbajti edhe një meshë në kishën e “Shën Gjergjit” në Boston.

Në prill të vitit 1990, prifti Belushi do të bënte vizitën e dytë në SHBA, i ftuar nga kongresmeni arbëresho-amerikan, Joseph Dioguardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane të Nju Jorkut. Për të marrë pjesë në Kuvendin madhështor të organizuar, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura të Kosovës dhe të diasporës, midis tyre, Rexhep Qosja, Ibrahim Ruguva, Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi, Idriz Ajeti, Tom Berisha, Halil Matoshi, Antoni Athanasi, Ekrem Bardha, Joseph Dioguardi, at Artur Liolin e të tjerë. Rreth 260 mijë shqiptarë të ardhur nga ish-Jugosllavia, Europa, SHBA, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re e gjetkë. Ishin të gjithë të bashkuar për Çështjen e Kosovës.

1

Antonio Belushi me Teuta Llalla dhe Arben Llalla në Prizren

Në atë Kuvend u mbajtën ligjerata të ndryshme për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, me temë “Liri për Kosovën”. Aty folën senatorët amerikan, Lary Preshler, Alfons D’Amato, Frenk Lotenberg, kongresmenët Tom Lantosh, Joseph Dioguardi, të cilët në fjalën e tyre mbështetën kërkesat e drejta të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Studiuesi, poeti, gazetari Antonio Belushi do të shkonte deri në Australinë e largët për të takuar dhe kuvenduar me shqiptarët e mërguar nga Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia.

Nga data 8 deri 12 shkurt të vitit 1995 Antonio Belushi do të bënte vizita në qytetet e Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Gostivarit dhe Strugës. Në këto qytete do të mbaheshin aktivitete kulturore me rastin e promovomit të librit të Antonio Belushit “Kërkime dhe studime ndër Arbërorët e Helladhës”. Rreth vlerave kultuore-shkencore të librit u mbajtën aktivitetete në Teatrin e Kombësive dhe në Universitetin e Shkupit ku folën Xhevat Gega, Resul Shabani, Nihu Dardhishta, Ram Haskaj, Fadil Bekteshi, Remsi Nesimi e plot të tjerë.

Gjithashtu Antonio Belushi bëri edhe një vizitë në redaksinë e gazetës ,”Flaka” dhe u intervistua nga Ahmet Selmani.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoni Antonio Belushi bëri një vizitë në Tetovë ku u takua me mikun e tij (të ndjerin) shkrimtarin e madh Murat Isakun, por edhe me Ruzhdi Zeqirin, Ismet Bexhetin, Nexhat Latifin, Ganimete Leka, Jehona Kasapi e shumë intelektualë të tjerë të Tetovës. Papa Belushi vizitoi edhe Gjimnazin e Tetovës.

Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër mbi veprimtarinë kulturore-shkencore të profesor Antonio Belushit, duhet thënë se ai është një studiues i vërtetë. Që me punën e tij shkencore na ka sjellë dëshmi të elementëve të kulturës së vjetër shqiptare në Itali, Greqi, Zara e më gjerë. Rezultatet e punës shkencore të urat Belushit i ka botuar në libra, si dhe në revistën që drejton “Lidhja”. Papa Antonio Belushi nuk është vetëm një studiues i shquar, por ai është dhe një zog lajmëtar, një knues i bashkimit të shpirtrave të shqiptarëve. Me udhëtimet e tij në vendet që jeton diaspora shqiptare, ai ka ngritur zërin që shqiptarët kudo që ndodhen të kenë një zë të vetëm për çështjet madhore kombëtare.

Etiketa: Antonio BelushiarbëreshiErnest KoliqiKalabriKozencaLidhjamaratonomakShejzat

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pukë/ Lidhin Rojen dhe i vënë tritol HEC-it në Gjegjan

Pukë/ Lidhin Rojen dhe i vënë tritol HEC-it në Gjegjan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com