Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite nuk kanë qenë asnjëherë të ngrohta, madje dy vendet janë përplasur fort në të shkuarën. Por, së fundmi, pjesë e kësaj përplasjeje janë bërë edhe telenovelat.
Rrjeti më i madh televiziv në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, MBC vendosi që të mos transmetojë më asnjë telenovelë turke.
Vendimi është marrë pa dhënë asnjë detaj dhe në rrjetet sociale, ndjekësit e këtyre telenovelave mundohen që të gjejnë përgjigjet, ndërsa nga vetë MBC nuk ka asnjë komunikim zyrtar për këtë hap.