Kreu i listës së Elbasanit për PDIU-në, Aqif Rakipi përshëndeti tubimin e hapjes së fushatës së kësaj partie në Durrës.
Rakipi u shpreh se pas 25 qershorit kjo PDIU do të përfaqësohet në Kuvend me dhjetë deputetë.
“Do ta nis me kryetarin tonë që e mori këtë parti të vogël dhe e ka ngritur kaq lart. Sot, jemi pesë deputetë në parlament, ndërsa në parlamentin e pas 25 qershorit do të bëhemi dhjetë deputetë.
PDIU është parti kombëtare që ka vend për çdo shqiptar. Po e nis me Dibrën, e përmenda, sepse ne nuk kemi asnjë komunitet çam në Dibër, por kemi parti, PDIU e do marrim mandate. Ndërsa në Elbasan kur të numërohem votat ju siguroj se do të vijmë me tre deputetë.”