Aplikimet për SPAK-un: Jashtë gare prokurorët me përvojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aplikimet për SPAK-un: Jashtë gare prokurorët me përvojë

09:28 | 23/01/2017
në Shqiperi
0

Prokuroria Speciale nxjerr jashtë loje thuajse pjesën më të madhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë punuar në sistem në këto 25 vite, apo edhe juristë në institucione të tjera.

Prokuroria Speciale pritet të ngrihet me djem e kryesisht vajza beqare që nuk kanë telashe, por edhe familjarë, e që nuk mund të komprometohen apo shantazhohen.

SPAK-u ka detyrë vetëm hetimet për zyrtarë shtetërorë, politikanë, gjyqtarë e prokurorë, për marrje ryshfeti, konflikt interesi, fshehje parash, pastrim parash apo edhe lidhje me krim të organizuar. Pra, një fushë specifike hetimi. Selinë, SPAK-u do ta ketë aty ku ndodhet aktualisht Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Siç bën të ditur për tesheshi.com një nga zyrtarët që po merret me infrastrukturën e rekrutimit të anëtarëve të Prokurorisë Speciale, ka një lloj droje për t’u futur në këtë institucion. Kjo pasi ligji funksional për SPAK-un është shumë i ngurtë.

Një shembull? Nëse një person ka blerë shtëpi, i kërkohet ku i mori paratë dhe që t’i ketë të justifikuara me letra. Nëse i ka marrë borxh, duhet të firmosin dy dëshmitarë, nëse i ka marrë dhuratë, më shumë se dy. Me një fjalë, vetë bërja e letrave është një odise më vete. Madje edhe nëse ke lyer shtëpinë apo ke rregulluar banjën, duhet ta justifikosh jo vetëm me një deklaratë me shkrim nga bojaxhiu a ustai, por duhet edhe numri i niptit e taksat e paguara.

Pra, është kopsitur një sistem që krijon premisa për ta larguar të korruptuarin. Ashtu siç Rama e ka thënë me fjalë prej kohësh, që duhet sistemi ta ndalojë korrupsionin. Diçka që nuk është zbatuar, por që me SPAK-un duket se ka qëlluar i tillë.

Në muajin shkurt pritet të ngrihet struktura që do të marrë përsipër hetimin e zyrtarëve të lartë, por deri më tani pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas janë të distancuar nga programi i aplikimeve.

Ligji e ka të përcaktuar se ndryshe nga gjyqtarët e tjerë, ata që duan të aplikojnë për gjyqtarë specialë apo prokurorë në SPAK duhet të plotësojnë formularë të veçantë dhe do verifikohen nga një komision ad hoc. Sipas përcaktimeve në ligj, të drejtën të parët për të kandiduar e kanë anëtarët e Gjykatës apo Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Mirëpo deri më tani askush nuk e ka shprehur dëshirën që të kandidojë. Burimet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda bënë me dije se shumë gjyqtarë e prokurorë nuk po gjejnë konsensusin e familjarëve. Në ligj parashikohet që përveç gjyqtarëve e prokurorëve, do ketë kontrolle të vazhdueshme për familjarët dhe të afërmit e tyre. Atyre do u monitorohen llogaritë bankare dhe do u përgjohen telefonat.

Pra, nëse një person do të kandidojë për në SPAK, ai duhet të mbledhë firmat e të gjithë familjarëve të tij, të cilët autorizojnë se heqin dorë nga privatësia. Secili prej tyre duhet që të plotësojë një formular ku bie dakord që të përgjohet dhe t’i verifikohet pasuria.

Mirëpo deri më tani shumë gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë arritur t’i bindin familjarët, dhe për pasojë asnjë prej anëtarëve aktualë të Krimeve të Rënda nuk e ka bërë të ditur nëse do kandidojë apo jo.

Dyshimet janë se kjo është një lëvizje e tyre për të shmangur çdo lloj kontrolli te familjarët. Në mënyrë që të shmanget çdo lloj korrupsioni, SPAK-u ka vendosur që të monitorojë çdo anëtar dhe familjar të tyre.

Por kjo i ka frikësuar familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Në rrethet e brendshme të gjyqësorit flitet se askush prej tyre nuk e pranon një gjë të tillë, duke jetuar në survejim. Për këtë arsye pritet që në SPAK të vijnë emra të rinj, apo individë kryesisht beqarë. Mësohet se shumë prej tyre janë spikatur nga SPAK-u, dhe bëhet fjalë për femra kryesisht që janë trajnuar apo kanë studiuar jashtë vendit. Nëse shihen shembujt rajonalë, kështu ka ndodhur në Maqedoni, në Rumani, etj. Po ashtu emrat pritet të përcaktohen nga SHBA-ja, e cila ka nisur trajnimin e disa prej tyre.

Aplikimi për në SPAK

Çdo person që do kandidojë për në SPAK do i nënshtrohet kontrollit të figurës, pasurisë dhe karrierës. Më pas ai duhet që të japë pëlqimin përmes një formulari për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Të njëjtën gjë bëjnë dhe anëtarët e afërt të familjes, duke hequr dorë nga privatësia. “Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes plotësojnë dhe nënshkruajnë vetëdeklarimin, sipas shtojcës B3, të këtij ligji, sipas së cilës, nëse caktohet në detyrë apo punësohet, telekomunikimet e tyre, si dhe llogaritë bankare, do të jenë objekt vëzhgimi, si dhe heqin dorë nga e drejta e jetës private lidhur me këto komunikime, si dhe i dorëzojnë ato tek institucionet e emërtesës,” thuhet në ligj. Verifikimi i tyre do të bëhet nga një komision ad hoc, ku do të ketë numër të barabartë pjesëtarësh nga mazhoranca dhe opozita.

/tesheshi.com/

Etiketa: gjyqtareprokurorëtProkuroria SpecialeSistemi i DrejtesiseSPAK

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Fier/ 4 muaj pa rroga, punëtori i rafinerisë kërcënon se do të hidhet nga oxhaku (video)

Fier/ 4 muaj pa rroga, punëtori i rafinerisë kërcënon se do të hidhet nga oxhaku (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com