Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ansambli “Shota” merr çmimin e parë në “Vitosha Folk Fest 2018” në Bullgari

Nga Media 0

Ansambli kombëtar, “Shota” ka korrur përsëri suksese në festivalin “Vitosha Folk Fest 2018”.

Ata kanë arritur që të rrëmbejnë tre çmimet kryesore, duke filluar me çmimin e parë, koreografia më e mirë dhe muzika më e mirë.

Këtë e ka bëtë të ditur, Ylber Asllanaj përmes një postimi në “Facebook”

“Në konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, në festivalin “Vitosha folk fest 2018”, ansambli ynë kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” edhe njëherë dëshmoi se është institucioni kulturor më reprezentativ në vend, duke rrëmbyer çmimet më të rëndësishme të këtij festivali ndërkombëtar me traditë siç janë :

Best Koreografi

Best Music dhe

Festival 1-st Prize

Me admirim të madh i uroj nga zemra të gjithë ata të cilët me përkushtim djersë e sakrificë kontribuan që të arrihet ky sukses i rëndësishëm i shtetit tonë!

Urime nga zemra Trupës Artistike të ansamblit dhe gjithë atyre që i gëzohen sukseseve të KOSOVËS!” shkruhet në postim.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej