Rreth 40 familje në Burrel nuk furnizohen me ujë të pijshëm sidomos në muajt e nxehtë të verës.
Lagje të tëra në këtë qytet ankohen se kanë ujë vetëm 1 muaj në vit, dhe 11 muajt e tjerë nuk furnizohen edhe pse faturohen nga ana e shoqërisë së ujësjellës-kanalizimeve.
“Rrimë pa gjumë për të mbushur ujë. Faturat vijnë, ujë s’ka”, ankohen banorët.
Drejtori i ujësjellës-kanalizimeve të Matit, Arjan Lika, u shpreh se gjithë kompania është në gatishmëri për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm. Grupet e punës janë në terren për të evidentuar lidhjet e paligjshme, që sipas tij, shkaktojnë situatën.