Anketë: Amerikanët, pozitivë për udhëheqjen e presidentit Biden – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anketë: Amerikanët, pozitivë për udhëheqjen e presidentit Biden

20:08 | 04/02/2021
në Bota, Kryesore
0
WILMINGTON, DELAWARE - NOVEMBER 06: Democratic presidential nominee Joe Biden addresses the nation at the Chase Center November 06, 2020 in Wilmington, Delaware.  The winner of the 2020 presidential election has yet to be declared, as vote counting continues in the key states of Pennsylvania, Georgia, Nevada, Arizona, and North Carolina. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

WILMINGTON, DELAWARE - NOVEMBER 06: Democratic presidential nominee Joe Biden addresses the nation at the Chase Center November 06, 2020 in Wilmington, Delaware. The winner of the 2020 presidential election has yet to be declared, as vote counting continues in the key states of Pennsylvania, Georgia, Nevada, Arizona, and North Carolina. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Janë mbushur dy javë që nga ndërrimi i administratave dhe pjesa më e madhe e amerikanëve thonë se kanë besim tek Presidenti Biden dhe aftësia e tij për t’u përballur me krizat e vendit, ndër to edhe pandeminë vdekjeprurëse.

61% e personave që morën pjesë në një anketim të fundit shprehën pikëpamje pozitive për reagimin e presidentit të ri, sipas anketës së zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe NORC, Qendra për Kërkime mbi Zhvillimet Publike.

Megjithëse mbështetja për Presidentin Biden vjen në masë dërrmuese nga demokratët, rreth 25% e republikanëve thonë se kanë mendim pozitiv për veprimet e tij në ditët e para në detyrë.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

Aksident i rëndë në Laç! Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj –

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

Edhe në këtë moment përçarjesh të thella në vend, shifrat tregojnë se ashtu si me pararendësit e tij, Presidenti Biden është në muajin e mjaltit me amerikanët. Thuajse të gjithë presidentët e dekadave të fundit kanë gëzuar mesatarisht mbi 55% mbështetje nga publiku në muajt e parë në detyrë, sipas anketave të organizatës Gallup. Përjashtim bënte Presidenti Trump, për të cilin mbështetja e publikut nuk shkoi kurrë mbi 50% në anketat e Gallupit, madje as në fillimet e presidencës së tij.

Popullariteti i Presidentit Biden do të vihet shpejt në provë. Ai ka trashëguar problemet e pandemisë që ka avancuar jashtë kontrollit gjatë administratës së mëparshme, një fushatë vaksinimi me ritme nën pritshmëritë, pasiguri të thellë ekonomike dhe tronditjen e shkaktuar nga dhuna e 6 janarit në Kapitol. Kjo ndërthurje sfidash, thonë historianët, i ngjan periudhës kur Presidenti Lincoln ballafaqohej me kërëcënimin e Luftës Civile, apo kur Presidenti Franklin Delano Roosevelt duhet të gjente zgjidhje për Depresionin e Madh.

Këshilltarët e zotit Biden e kanë të qartë se presidenti do të gjykohet nga amerikanët për masat që merr në përgjigje të pandemisë që ka shkaktuar mbi 450,000 viktima. Presidenti i ka kërkuar Kongresit të miratojë paketën e tij të ndihmave prej 1.9 trilionë dollarësh që do të përfshinte fonde për intensifikimin e fushatës së vaksinimit, hapjen e shkollave dhe mbështetje për qeverisjet lokale e shtetërore të rënduara nga goditja e pandemisë.

“Duhet të ndërmarrim veprime të mëdha, jo të vogla,” tha të martën zoti Biden në bisedime me demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve. Ai sinjalizoi se është i gatshëm për eliminimin e disa elementëve nga plani i tij, por jo deri në masën që kërkojnë republikanët. Një grup senatorësh republikanë propozuan një paketë stimuluese prej 618 miliardë dollarësh.

Rreth 3/4 e amerikanëve thonë se kanë të paktën një farë besimi tek aftësia e zotit Biden për t’iu përgjigjur pandemisë, ndërsa 1/4 thonë se nuk kanë thuajse aspak. Por edhe ata që kanë besim shprehin rezerva. Vetëm 40% e pjesëmarrësve shprehen se kanë “shumë besim” tek aftësitë e zotit Biden për t’iu përgjigjur të gjitha temave që përfshihen në anketë.

Që nga fillimi, zoti Biden ka dalluar në reagimin e tij ndaj pandemisë krahasuar me administratën e mëparshme. Ai ka ndjekur një strategji të integruar kundër pandemisë, ka ngritur profilin e ekspertëve të shëndetësisë duke i vënë në plan të parë në informimin e publikut, ndryshe nga Presidenti Trump që shpesh përplasej me anëtarët e grupit të punës kundër COVID-it.

Sipas anketës, 8 ndër 10 pjesëmarrës kanë të paktën një farë besimi tek Presidenti Biden se do të mbështetet tek këshillat e ekspertëve në vendim-marrje. Afro 3/4 e të anketuarve kanë mjaft ose shumë besim tek presidenti për të menaxhuar si duhet sfidat.

Një anketë e zhvilluar gjithashtu nga Associated Press-NORC në dhjetor tregoi se amerikanët i rendisnin pandeminë dhe problemet ekonomike si sfidat madhore të administratës së re. Dy temat janë të ndërlidhura, pasi pandemia ka shkaktuar një goditje të rëndë ekonomike në vend, duke pezulluar aktivitetin në komunitete në mbarë vendin si rezultat i kufizimeve kundër përhapjes së virusit.

Rreth 2/3 e amerikanëve thonë se kanë të paktën një farë besimi tek Presidenti Biden për të trajtuar si duhet problemin ekonomik dhe të punësimit.

Në dy javët e para në detyrë, zoti Biden ka nënshkruar një numër urdhrash ekzekutivë mbi përparësitë e tij politike dhe ka zhbërë një numër politikash të administratës së mëparshme. Ndër to, rikthimi i SHBA në Traktatin e Parisit, pezullimi i lejeve të reja për nxjerrje nafte e gazi në toka federale dhe anulimi i politikës së Presidentit Trump për të ndalur udhëtimin e personave nga vende me shumicë myslimane.

Por këto masa ekzekutive nuk kanë zbatim të gjerë, pasi presidentit i duhet autorizimi i Kongresit për të çuar përpara axhendën e tij. Partia e Presidentit Biden ka një shumicë tepër të ngushtë në Kongres, gjë që bën të domosdoshme mbështetjen e një pjese të republikanëve për të miratuar masat legjislative.

Vetëm 20% e amerikanëve thonë se kanë besim të madh në aftësitë e zotit Biden për të punuar me republikanët në Kongres, megjithëse 45% e tyre shprehin një masë besimi.

65-vjeçari nga qyteti Riçland në Uashington, Tom Tierney, i cili votoi për zotin Biden në nëntor, thotë se nuk ka shumë besim se republikanët do të jenë të gatshëm të punojnë me presidentin e ri. Ai i bën thirrje presidentit të mos harxhojë kohë kot nëse republikanët bllokojnë nismat e tij në Kongres.

“Mendoj se zotit Biden do t’i duhet të tregohet i fortë dhe t’u thotë ‘ju nuk doni kompromis’,” thotë zoti Tierney, i cili prezantohet si i pavarur i moderuar.

Presidenti Biden u zgjodh në një kohë krize në vend, por trazirat e 6 janarit në Kapitol e acaruan më tej klimën politike. Rebelimi nxori në pah acarimin që kishin shkaktuar në një pjesë të elektoratit pretendimet e pabaza të Presidentit Trump se zgjedhjet u manipuluan.

Në fjalimin e inaugurimit, Presidenti Biden nënvizoi sa rezistente por edhe sa e brishtë është demokracia, në një kohë që fliste nga shkallët e Kapitolit ku ishin shpalosur skenat e dhunshme pak ditë më parë.

70% e amerikanëve shprehin bindjen se Presidenti Biden respekton institucionet demokratike të vendit.

39-vjeçari Miguel Castillo nga Kolumbus i Xhorxhias, i cili votoi për Presidentin Trump në 2020, nuk është fort i impresionuar nga masat e deritanishme të Presidentit Biden. Por ai uron, për hir të vendit, që presidenti i ri të jetë i suksesshëm.

“Ato që bën presidenti ndikojnë tek të gjithë ne si amerikanë. Shpresoj se do të ketë një presidencë të mirë. Uroj të mos dështojë”.

Anketa e Associated Press-NORC përfshinte 1,055 të rritur dhe u zhvillua nga 28 janar deri më 1 shkurt, me një grup që konsiderohet si përfaqësues i popullatës së gjerë amerikane. Anketa kishte një përqindje gabimi prej 3.8%. /VOA/

Etiketa: amerikanëtAnketeJoe Biden

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026 –

nga 27
07:47 | 20/01/2026
0

DASHI Një periudhë rikuperimi gradual. Pas javësh të tëra që ndiheshe nën presion, qielli po të kërkon të rifitosh besimin...

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

nga 27
07:29 | 20/01/2026
0

Sot vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të...

Aksident i rëndë në Laç! Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj –

Aksident i rëndë në Laç! Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj –

nga 27
07:27 | 20/01/2026
0

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit ka përfunduar me një viktimë dhe...

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

nga 27
23:21 | 19/01/2026
0

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën...

Para

14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026 –

07:47 | 20/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

07:29 | 20/01/2026
Aksident i rëndë në Laç! Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj –

Aksident i rëndë në Laç! Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj –

07:27 | 20/01/2026
Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

23:21 | 19/01/2026
Nuk u cënua jeta e pacientëve –

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

22:57 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026
  • Aksident i rëndë në Laç! Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj –
  • Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –
  • Nuk u cënua jeta e pacientëve –
  • Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com