Anijet luftarake kineze shtojnë tensionet në Azinë Juglindore – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anijet luftarake kineze shtojnë tensionet në Azinë Juglindore –

12:56 | 04/03/2023
në Uncategorized
0

Filipinet thanë të shtunën se kanë vërejtur një anije të forcave detare kineze dhe dhjetëra barka milicie përreth ishullit të kontestuar në Detin e Kinës Jugore, kur tensionet territoriale në atë zonë po rriten.

Roja bregdetare filipinase tha se 42 barka, të cilat besohet se ishin me personel të Marinës Ushtarake Kineze, janë parë afër ishullit Thitu, ndërsa një barkë dhe një anije e Rojës Bregdetare Kineze janë parë “duke bredhur ngadalë” në ujërat përreth, raporton agjencia “Reuters”.

Ambasada e Kinës në Manila nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për ta komentuar pretendimin e autoriteteve filipinase.

“Prania e tyre e paautorizuar është qartazi në mospërputhje me të drejtën për udhëtim të lirë dhe shkelje flagrante e integritetit territorial të Filipineve”- thuhet në një deklaratë të rojës bregdetare të këtij shteti.

Thitu, ishull që ndodhet në zinxhirin e ishujve Spratly, është pika më e madhe dhe më e rëndësishme në aspektin strategjik e Filipineve në Detin e Kinës Jugore, zonë ujore që në masë të madhe pretendohet nga Pekini e ku disa shtete kanë pretendime territoriale që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Para dy javëve, presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, tha se Filipinet “nuk do të humbin një inç” të territorit, pasi vendet e Azisë Juglindore protestuan kundër “aktiviteteve agresive” të Kinës në det.

I njohur edhe si Pag-asa, ishulli Thitu shtrihet rreth 480 kilometra në perëndim të provincës perëndimore të Filipineve, Palawan. Në këtë ishull banojnë mbi 400 njerëz, përfshirë personelin e sundimit të ligjit dhe të ushtrisë.

Ekspertët thonë se flota e peshkimit dhe roja bregdetare e Kinës kanë rol qendror në ambiciet strategjike të saj në Detin e Kinës Jugore, duke mbajtur një prani të vazhdueshme që i ndërlikon peshkimin dhe aktivitetet energjetike të shteteve të tjera bregdetare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rekurs në GjL dhe Gjykatën Ndërkombëtare –

Rekurs në GjL dhe Gjykatën Ndërkombëtare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve –

17:19 | 18/01/2026
Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

17:11 | 18/01/2026
Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

16:39 | 18/01/2026
Nuk futet zonën e penalltisë –

Nuk futet zonën e penalltisë –

16:29 | 18/01/2026
Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

16:17 | 18/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve –
  • Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta
  • Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –
  • Nuk futet zonën e penalltisë –
  • Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –
  • Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve –
  • Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com