Forca të shumta policie kanë rrethuar kullën Gerkin në Londër pas një alarmi për bombë.
Alarmi është ngritur pasi është vënë re një mjet i dyshimtë i parkuar afër kullës.
Oficerët e policisë janë në vendngjarje dhe po presin të mbërrijnë njësite speciale që do të bëjnë kontrollin e zonës me anë të një roboti të specializuar.
Zona është izoluar dhe njerëzit që banojnë afër janë porositur të qëndrojnë në banesat e tyre.
Gjithashtu mësohet se transporti publik është pezulluar dhe janë mbyllur dyqanet në afërsi të zonës.