Andrea apo Sula… është vetëm çështje emri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Andrea apo Sula… është vetëm çështje emri

09:40 | 24/10/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Saimir Demi

Të prodhosh spektakël në futbollin që luhet brenda këtij territori ku jetojmë është fare e pamundur, madje as që duhet ta pretendojmë. Eshtë njëlloj, sikur ndonjërit prej superkomentatorëve që na entuziazmojnë çdo ditë, t’i kërkosh të të thotë po aq rrjedhshëm sa përpara mikrofonit Tabelën e Mendelejevit. Kështu që i kënaqemi këtij futbolli duke shijuar spektakle të sajuara. Fatkeqësisht, jemi të mposhtur nga shtypi, nga ekranet, nga një mori informacionesh që po tentojnë dhunshëm të na bindin që jemi duke jetuar në një tjetër realitet. Një mori futbollistësh të huaj, të cilët po na shiten si investim i barabartë për nga rëndësia me Rrugën e Kombit dhe trajnerë po të huaj, hijerëndë, që me të mbërritur në Rinas i atribuojnë vetes të njëjtat merita si të Kristofor Kolombit. Sormani, që kulmin e karierës e kishte si ndihmës i Zolës diku, për t’i bërë kredencialet më të vlefshme na kujtonte publikisht, se në kohën kur Juventusi i Kontes po çudiste në Champions edhe ai vetë ishte te rreshti i gjatë i stafit, diku afër bidonëve të ujit. Por këtij zotërisë i dhanë Partizanin dhe vinte vërdallë nëpër Tiranë si filozof. Diku më në jug është një “ish” i Partizanit, Andrea Agostineli, që në nëntë javë të luajtura nga kampionët e vendit është i vetmi që dhuron spektakël. Ndonjëherë me xheste frenetike, por kryesisht me deklaratat e përjavshme, kërkon të bindë se skuadrës së tij nuk i mungon asgjë, madje në të kundërt, ka rënë në dorën e një mjeshtri të madh. Ndërkohë Skënderbeu kryeson sërish me pikë tabelën e klasifikimit, por këtij ekipi i mungon dominimi, madje nuk e ekzagjerojmë po të themi se shumë shpesh i ka munguar edhe loja. Këtij Skënderbeu i ka munguar goli… i ka munguar Mirel Josa. Dhe të tjerë të huaj që vijnë e ikin dhe që kanë vetëm një ndryshim nga më i zakonshmi, trajner i yni, që kur dalin publikisht shoqërohen nga dikush që i qëndron pas shpine, i cili flet shqip. Dhe pse e gjithë kjo ksenomani, nga të paktat gjëra që na kanë mbetur të pandryshuara që nga përpara viteve ’90? Sepse ne vazhdojmë të besojmë, se të jesh i huaj automatikisht je edhe më i ditur dhe kështu nuk kanë nevojë as për letra reference. Me fjalë më të thjeshta, të jesh i huaj do të thotë që prapa të të vijë një përkthyes, i cili duhet për të bërë të tjerët të të kuptojnë, pra nuk je një njeri, por dy, kështu që vlen më shumë. Ndërsa për paradoks, i harruar tek moshat është Astrit Hafizi dhe Sulejman Mema, njëri trajner i ekipit Kombëtar dhe tjetri i përfaqësueses Shpresa. A e dini se çfarë thuhej për këto dy figura, meqenëse si shoqëri në tërësi, denigrimin e tanëve e kemi specialitet? Tani janë të mëdhenj në moshë, ose u ka kaluar mosha… diçka e tillë. Por Mema është vetëm një vit më i madh se Agostineli dhe e ka kokën plot, por italianit i është besuar pankina e kampiones absolute të viteve të fundit vetëm se e ka emrin Andrea, ndërsa ky i joni që është Sula, komenton Krotonen në Supersport. Pse De Biazi i ka marrë me aq pasion replikat përçmuese me Hafizin, megjithëse e ka me të dëgjuar se çfarë ishte skuadra e Titit dhe koha, kur jetonte? Sepse mendon që futbolli në Shqipëri lindi kur Xhani mbushi 60 vjeç. Ky pra është spektakli i vërtetë i futbollit tonë, i gjithi i identifikuar me një ndeshje që nuk ka nevojë për komentator: Andrea vs Sula… dhe dihet se kush fiton.

Etiketa: Astrit HafiziKristofor KolombiksenomaniMirel Josasaimir demiSulejman MemaTabela e Mendelejevit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kosova dhe Shqipëria, kaosin e kanë prej babëzisë së elitave

A duhet në votimin tonë koncepti i “NOTA” ose vota kundër të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com