Amnistia/ Të shtunën lirohen 731 të burgosur

0
258

Ditën e shtunë 731 të dënuar do të dalin nga burgu pasi fituan lirinë nga amnistia.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tregon se numri më i madh i të dënuarve që lirohen e kanë burgjet e Fierit, me 152 persona, ai i Peqinit me 131 persona, Lezha me 117 persona , Rrogozhina me 110 ndersa burgjet e Tiranës kane shumë më pak përfitues.

Nga burgu i grave “Ali Demi” do të lirohen vetëm 9 gra, ndërkohë përfitojnë edhe katër të mitur. Këshilltari në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka shpjeguar edhe procedurën e lirimit si dhe orarin e nisjes së procedurës.

“Procesi fillon në orën 08.30 të mëngjesit, nuk do të ketë afat orari mbyllje, do të mbyllet deri në momentin që ditën e nesërme të përfundojë lirimi i të gjithë të dënuarve nga IEVP-të përkatëse. DPB nesër do të ketë në gatishmëri zyrën juridike dhe kartotekën. Do të bëhet verifikimi i kartelave dhe fotove të çdo të dënuari që nesër fiton lirinë”, tha Elio Laze, këshilltar në DPB.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.