Në një intervistë për mediat, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, ka folur për draftin e amnistisë fiskale dhe pasoja që rrezikon të përballet ekonomia. Xhepa ka theksuar se në vende e tjera, amnistitë fiskale nuk i referohen parave të pista, nga aktivitete kriminale apo të zeza, por bëhet fjalë për mundësinë që i jep një vend bizneseve apo individëve, që për shkak të nivelit të lartë të taksave në atë vend, kanë transferuar të ardhurat e tyre të ligjshme në një vend me taksa më të ulëta.
Xhepa i është kthyer edhe shqetësimit të Dhomës Amerikane, një fenomen i tillë cenon rëndë edhe parimin e konkurrencës së ndershme. Kjo do të thotë që biznesmenët e ndershëm, ata që kanë respektuar detyrimet tatimore, vijojnë të kontribuojnë në ekonomi, ndërkohë që biznesmenë që kanë siguruar kapitale nga aktivitete informate, kanë kryer evazion fiskal dhe në këtë mënyrë ata mund të krijojnë avantazhe të pamerituara në raport me bizneset ekzistuese, të cilët janë të detyruar të ngrenë financën nëpërmjet sistemit financiar me norma interesi që nuk janë shumë të ulëta.
“Në vendet e tjera, amnistitë fiskale nuk i referohen parave të pista, nga aktivitete kriminale apo të zeza. Kur bëhet fjala për amnisti, bëhet fjalë për mundësinë që i jep një vend bizneseve apo individëve, që për shkak të nivelit të lartë të taksave në atë vend, kanë transferuar të ardhurat e tyre të ligjshme në një vend me taksa më të ulëta në Luksnenbrug apo në vende të tjera dhe kur bëhet amnisti ideja është që këto miliona apo miliarda euro të fjala bie gjermane të cilat që qëndrojnë në bankat e Luksenburgut, atëherë shoqëria gjermane bën një skontim të një reduktim të barrës tatimore, në mënyrë që këto kapitale të atdhesohen përsëri në vendin e tyre. Ky është një proces mëse normal edhe si i tilllë do të ishte i mirëpritur. Por kur bëhet fjalë për botën e errët të krimit dhe jo më kotë sot lajmi ishte që Shqipëria ishte në vendin e 7 të kultivimit të kanabisit. Pra bëhet fjalë për kapitale që vijnë nga aktivitete kriminale. Për t’iu kthyer edhe shqetësimit të Dhomës Amerikane, një fenomen i tillë cenon rëndë edhe parimin e konkurencës së ndershme. Kjo do të thotë që biznesmenët e ndershëm, ata që kanë respektuar detyrimet tatimore, vijojnë të kontribuojnë në ekonomi, ndërkohë që biznesmenë që kanë siguruar kapitale nga aktivitete informate, kanë kryer evazion fiskal dhe në këtë mënyrë ata mund të krijojnë avantazhe të pamerituara në raport me bizneset ekzistuese, të cilët janë të detyruar të ngrejnë financën nëpërmjet sistemit financiar me norma interesi që nuk janë shumë të ulëta” – tha Xhepa.