Amnistia fiskale dhe penale në Shqipëri, dritëhijet e një procesi delikat dhe kompleks – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia fiskale dhe penale në Shqipëri, dritëhijet e një procesi delikat dhe kompleks

09:28 | 10/07/2022
në Shqiperi
0

Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka*

Ditët e fundit, debati kryesor, përtej shumë debateve themelore që prodhon politika dhe shoqëria shqiptare, ka të bëjë me hedhjen për diskutim publik të projektligjit për Amnistinë Fiskale dhe Penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive.

Nga pikëpamja teknike, kjo duket se do të jetë e para amnisti e vërtetë dhe e plotë, fiskale dhe penale, pasi dy amnistitë e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2017, ishin të pjesshme dhe të paplota, për t’u konsideruar “amnisti”. Të dyja këto amnisti nuk arritën të korrin rezultatet e synuara, pasi:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

• Legjislacioni i miratuar ishte i paplotë për një amnisti standarde fiskale dhe penale, pasi u mungonte komponenti penal, së bashku me faktin se nuk u miratuan me shumicë të cilësuar (3/5 e votave të kërkuara, në raste të tilla);

• Amnistia e vitit 2011 shkaktoi një dëm moral (moral hazard) të dukshëm, pasi erdhi në vijim të “ndërhyrjeve” të mëparshme ligjore, lidhur me faljen e detyrimeve tatimore;

• Zbatimi i këtyre amnistive nga administrata tatimore ishte i ngadaltë e madje, joproduktiv.

• Amnistia tatimore duhej të diskutohej fillimisht me grupe të ndryshme interesi dhe të shoqërohej nga një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese (një fushatë e tillë nuk u ndërmor kurrë).

Natyrisht që kryerja e një amnistie të tillë do të ketë patjetër mbështetësit dhe kundërshtarët e saj, e kjo për arsye të përligjura. Megjithatë, në aspektin parimor dhe praktik, amnistitë mbeten një mekanizëm i diskutueshëm dhe i debatueshëm.

Në mënyrë të pashmangshme, objektivi i tyre kryesor është rritja e përkohshme e të ardhurave buxhetore. Gjithsesi, ky objektiv mund të mos arrihet në nivelet e pritshme; për më tepër, mund të krijojë besimin dhe të ushqejë pritshmëri edhe për amnisti të tjera fiskale në të ardhmen, duke rrezikuar pagimin e rregullt të detyrimeve fiskale, pas amnistisë. Megjithatë, siç e thotë edhe Deak (2009), Amnistia Fiskale nuk është djallëzore – për të qenë e suksesshme, ajo duhet të jetë e arsyeshme!

Në parantezë, duhet theksuar se ndërmarrja e një amnistie fiskale dhe penale, nuk duhet konsideruar tabu, për vetë faktin se eksperienca botërore tregon raste të shumta që shumë shtete kanë kryer jo një, por disa amnisti. Në këto vende përfshihen si vendet në zhvillim, ashtu dhe ato të zhvilluara, si: në Europë (Belgjikë, Francë, Irlandë, Itali, Zvicër), Amerikën Latine (Argjentinë, Bolivi, Brazil, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Ekuador, Honduras, Meksikë, Panama, Peru, Uruguai), Azi (Indi, Malajzi, Pakistan, Sri Lanka) dhe Paqësor (Australi, Indonezi, Zelanda e Re, Filipine).

Duke zbritur në terrenin konkret, amnistia që po propozohet përbën në vetvete një vendim tejet kompleks dhe aspak të lehtë, për vetë dritëhijet që paraqet ky proces, përtej kostos dhe debatit politik, ku do të jetë thuajse e pamundur të arrihet konsensus i gjerë për miratimin e saj nga i gjithë spektri politik, çka do ta bënte atë edhe më serioze e të besueshme e më lehtësisht të zbatueshme. Përtej kësaj, është e nevojshme të hidhet dritë mbi disa aspekte që meritojnë një rëndësi, apo fokus më të madh diskutimi.

Së pari, kjo amnisti nuk u drejtohet vetëm emigrantëve shqiptarë që janë rezidentë jashtë Shqipërisë, por praktikisht çdo personi fizik dhe juridik, tatimpagues rezident në Republikën e Shqipërisë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre. Pra, në këtë kuptim, nuk mund të flitet thjesht për riatdhesim të parave të emigrantëve shqiptarë, çka e relativizon diskursin “patriotik” të injektimit të kapitaleve të shqiptarëve në Shqipëri. Sigurisht këto kapitale do të jenë pjesë e kësaj amnistie, por nuk do të jenë të vetmet.

Së dyti, masa e madhe e emigrantëve të rregullt do të kenë pak, ose aspak arsye dhe pasuri për të deklaruar, pasi në shumicë dërrmuese janë qytetarë që nuk i përkasin shtresës së pasur, por edhe nëse kanë fonde të lira, ato i kanë investuar ose po i investojnë tashmë në një shumëllojshmëri alternativash investuese në botë, që janë shumë më fitimprurëse dhe fleksible sesa ato në Shqipëri.

Së treti, kuadri ligjor i amnistisë duket se favorizon vetëm financat publike, pasi përveç të ardhurave të drejtpërdrejta nga buxheti (si rrjedhojë e pagesave të tatimeve të posaçme), ai favorizon edhe investimet në tituj dhe instrumente shtetërorë. Për më tepër, në raport me investuesit e tjerë, që kanë qenë të rregullt në shlyerjen e detyrimeve shtetërore, këtyre personave u jepet një avantazh i dukshëm në taksim.

Së katërti, amnistia nuk parashikon, ose vendos mekanizma nxitës që të orientojnë këto fonde apo pasuri (financiare) drejt investimeve produktive private në ekonomi, apo në sektorë që kanë nevojë të mbështeten me investime nga sipërmarrësi shqiptar.

Do të ishte e këshillueshme që amnistia të vendoste mekanizma detyrues që një pjesë e këtyre fondeve të investoheshin për projekte në bujqësi, blegtori e agro-industri, investime në tituj financiarë të korporatave publike, që mund të kuotoheshin në Bursën Shqiptare të Titujve, shkolla profesionale, etj. Në këtë mënyrë, amnistia do shndërrohej në një levë efikase dhe praktike, për t’i orientuar fondet drejt zhvillimit real dhe të qëndrueshëm të ekonomisë, e jo vetëm drejt pasurive të paluajtshme, të cilat thjesht rrisin me kohën vlerën e pasurisë së pronarëve të tyre, por jo mirëqenien e publikut të gjerë.

Së pesti, ndërkohë që normat e tatimeve të posaçme gjykohen të arsyeshme, aplikimi i një tatimi 30% mbi fondet e ligjëruara, që tërhiqen përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, duket se përsëri favorizon buxhetin e shtetit dhe jo ekonominë. Nisur nga ekzigjenca që mund të kenë persona të caktuar jo-rezidentë në Shqipëri për rikthim të fondeve në vendet e origjinës, ekziston rreziku që fondet të lënë Shqipërinë, duke paguar vetëm “taksën” e qeverisë, por pa ndikuar në zhvillimin ekonomik, e duke i hequr kësaj amnistie një nga komponentët e rëndësishëm.

Sigurisht, amnistitë nuk kanë synim thelbësor zhvillimin e ekonomisë, por:

– krijimin e të ardhurave afatshkurtra për buxhetin e shtetit,

– uljen e kostove administrative të administratës fiskale,

– vendosjen dhe zbatimin e një disipline fiskale më rigoroze, pas zbatimit të saj dhe rritjes së pagesës vullnetare të detyrimeve tatimore.

Megjithatë, mendoj se kanalizimi i këtyre fondeve drejt zhvillimit real të ekonomisë duhet të jenë qëllimi kryesor i realizimit të kësaj amnistie, e cila për kohën dhe kushtet që ndërmerret, mund të përdorej jo thjesht për të mbushur buxhetin në afatshkurtër, por për ta bërë kontributin financiar të këtyre subjekteve që po amnistohen më të ndjeshëm dhe të lidhur me fatin e ekonomisë kombëtare.

Patjetër që sfida, në këtë rast, është më e madhe dhe komplekse, por raste të tilla nuk i vijnë shpesh ekonomisë kombëtare dhe ato duhen shfrytëzuar strategjikisht dhe jo mbi nevoja dhe kërkesa ambulatore. Ekonomia kombëtare ka nevojë për terapi dhe jo për trajtim ambulator dhe kjo amnisti mund të jetë një mekanizëm ndihmues për këtë qëllim!!!/ MONITOR

Etiketa: monitor

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Humbi një ditë më parë në Orikum, gjendet turisti 73-vjeçar nga Gjermania

Humbi një ditë më parë në Orikum, gjendet turisti 73-vjeçar nga Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com