Amerika nuk korruptohet! Persona të veçantë, fatkeqësisht po! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amerika nuk korruptohet! Persona të veçantë, fatkeqësisht po!

17:28 | 27/02/2023
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Genc Pollo – Fakti 1: Çështja Bilali

Në shkurt 2017, një gjykatë federale në Nju Xhersi, ShBA dënoi shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu me burgim me kusht; në shtator 2019 e njëjta gjykatë dënoi si bashkëfajtor me të amerikanin William Argeros  me burgim (pa kusht). Akuza ishte financim i paligjshëm i fushatës së një kandidati presidencial. Por gjykata konstatoi se të pandehurit nuk kishin qëllim influencimin e rezultatit zgjedhor dhe e konsideroi këtë si rrethanë lehtësuese.

Në vitin 2012, Argeros-it iu transferuan në llogarinë bankare 80 mijë dollarë nga një biznesmen në Shqipëri, i cili u zgjodh deputet i Partisë Socialiste e përfitoi nga tenderat qeveritare. Argeros ia dorëzoi këto para Bilal Shehut,  i cili i dha si donacion në Obama Victory Fund. Kjo bëri të mundur që Edi Rama, i shoqëruar nga Bilal Shehu, të ishte i pranishëm në një eveniment elektoral të Barack Obama-s e të fotografohej me të. Në kujtesën publike ky rast ka mbetur si “gruaja e Bilalit” pasi në regjistrin e evenimentit dy vizitorët çuditërisht ishin shënuar si “Mr. Shehu and spouse”.

Avokati i Argeros-it deklaroi se klienti i tij kishte vepruar në emër të Edi Ramës, aktualisht kryeministër i Shqipërisë. Zyra e Ramës sipas Associated Press kishte mohuar se kishte lidhje me këtë çështje.

Fakti 2: Çështja McGonigal

Në janar të këtij viti Departamenti i Drejtësisë së ShBA publikoi aktakuzën kundër ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili e kishte mbyllur karrierën si drejtor për shtetin e Nju Jorkut. Nga ai tekst ku emri i Ramës figuron mbi një duzinë herë, si dhe nga burimet e akuzës të kontaktuara nga disa media serioze amerikane, McGonigal kishte marrë para nga njerëz të besuar të Ramës, informacione nga zyra e Ramës që do të shërbenin për të trysnuar e neutralizuar kryetarin e Partisë Demokratike. Burimet amerikane gjithmonë e më shumë dyshojnë se McGonigal u përdor edhe për të blacklistuar ish-kryetarin e kësaj partie e kryetarin aktual Sali Berisha.

Përveç kësaj, McGonigal përmes qeverisë Rama tentoi fitime në industrinë e naftës, me investigime private për llogari të politikanëve si dhe zhvati miliona nga oligarkë pranë qeverisë përmes shantazhimit.

Kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se ai në ketë çështje nuk ka kryer asnjë akt të kundërligjshme apo jo-etik, por ka vepruar në shërbim të interesit shtetëror. Më tej ai ka pohuar se Amerika është e pakorruptueshme dhe se “narrativat” rreth skandalit McGonigal janë “punë kazanësh”.

Komenti 1: Mbi pohimin ‘Amerika është e pakorruptueshme’

Historia e Shteteve të Bashkuara ka pafund raste korrupsioni e shpërdorimi të ofiqit. Ashtu siç kanë edhe shtete të tjera qofshin demokraci funksionale, regjime hibride apo diktatura. Më të njohurat janë raste të rekrutimit përmes joshjes financiare të agjentëve të CIA-s, FBI-së por edhe zyrtarëve e shkencëtarëve nga spiunazhi i shteteve jo miqësore si p. sh. Bashkimi Sovjetik e më vonë Rusia e Kina.

Më të shumtat janë raste me policë, kryebashkiakë, kongresmenë. Me polarizimin politik aktual, akuza për korrupsion me çanta me para u dëgjuan së fundmi edhe në debatin mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Ishte e pakëndshme! Por në demokracitë funksionale ka ndarje pushtetesh, mbikëqyrje parlamentare, gjyqësor të pavarur dhe media të lira. Kjo bën që rastet e korrupsionit e abuzimit të denoncohen, ekspozohen, hetohen e gjykohen.

Jo gjithmonë ndodh kështu; se edhe demokracia, si çdo gjë njerëzore, nuk është perfekte. Por në përgjithësi ndodh kështu sepse e mundëson sistemi demokratik. Çka nuk mund të thuhet për regjimet hibride e diktaturat. I shikuar në këtë prizëm pohimi i z. Rama se “Amerika nuk korruptohet” duket i bazuar. Por druaj se Rama përpiqet të konfondojë amerikanë të veçantë me Amerikën në tërësi.

Sepse shtetas amerikanë pa ofiqe (si në Faktin 1) apo me ofiqe (si në Faktin 2) mund të joshen e të korruptohen dhe pastaj të shkelin ligjin. Kështu si kanë ardhur gjërat duket se nuk ka njeri tjetër mbi glob që ta dijë këtë më mirë se Edi Rama.

Komenti 2: Mbi ndikimin sui generis nga Shqipëria

Çështja gjyqësore Bilali-Argeros në ShBA pati mbulim mediatik e komente të shumta. Ndër këto të fundit më ka mbetur në kujtesë analiza e një politologu i cili e shihte si krejt të veçantë përpjekjen e Ramës për të t’u takuar e fotografuar me Obamën.

Sipas tij ka shumë politikanë nga të katër anët e botës që investojnë shumë më shumë se 80 mijë USD për të patur akses tek vendimmarrësit amerikanë. Por ata e bëjnë ketë që të influencojnë politikat amerikane në favor të shteteve të tyre.

Si rregull në fushën e sigurisë, ndihmës zhvillimore e tregtisë. Rasti Rama-Obama ishte i pari i njohur kur investimi bëhej për një foto e cila me gjasë do të ndikonte në opinionin publik e në votën e elektoratit në shtetin tjetër – konkludon politologu.

Të tërë ne do të ishim kuriozë se çfarë do të shkruante po ky politolog po të njihej me të gjitha aspektet e skandalit McGonigal që ka raportuar media.

Kontrasti mbetet i fortë:  agjentët sovjetikët e më vonë rusë hiqnin picirin e paguanin qimet e kokës për te rekrutuar spiunë amerikanë që të gjenin sekrete ushtarake e strategjike; kurse nga Shqipëria paskemi shefin e qeverisë dora vetë që e trajtonte personalisht të rekrutuarin dhe e dirigjonte kundër opozitës politike; e kur e mbaronin këtë punë merreshin me biznes, shantazhe e zhvatje. Sui generis në katror do të vija bast unë.

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tërmeti shkatërrimtar, 184 vetë u burgosën

Tërmeti me mbi 50 mijë të vdekur, BB: Sa ishte dëmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com