Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike në Maqedoni.
Zhbogar thekson se palët duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo vetëm të bisedohet, diçka që e konsideron si shqetësuese. Ai e konsideron pozitiv fillimin e debatit në Kuvend në lidhje me situatën politike.
Ambasadori i BE-së ka deklaruar se tashmë është pranuar se në Kuvend ka një shumicë parlamentare, duke e vlerësuar si hap pozitiv.