Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Danco Markovski nga Korça ka pranuar se edhe presidenti i kësaj republike një ditë mund të jetë shqiptar.
Ai shtoi se ne jemi të vetëdijshëm për rolin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Maqedonia është një shtet multietnik me besime të ndryshme si këtu në Shqipëri, kjo nënkupton që qeveria e re dhe vetë republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet me mundësi të njëjta për të gjithë qytetarët. Duke u nisur nga kjo, ju tashmë e keni ndjekur që tashmë kemi një kryetar të kuvendit të Maqedonisë së Veriut i cili është me prejardhje shqiptare, kemi ministra të cilët janë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi edhe parti politike shqiptare në parlament. Pra dua të them se për ne nuk është diçka e re dhe ne jemi të vetëdijshëm për rolin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, tha Ambasadori.