Ambasadori italian zbulon dilemën e BE: Zgjedhje pa opozitën, apo shtyrje dhe ndryshim të sistemit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori italian zbulon dilemën e BE: Zgjedhje pa opozitën, apo shtyrje dhe ndryshim të sistemit!

09:01 | 05/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, ka komentuar gjatë nga qyteti i Shkodrës krizën e rëndë politike në Shqipëri. Sipas diplomatit të lartë kjo situatë po shihet në Parlamentin Europian si anormale dhe vendet anëtare të BE-së po mbajnë shënim për çdo zhvillim mbi situatat e fundit në vendin tonë. Duke folur për çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit Cuttillo, shfaqi dilemën që ka edhe BE-ja, nëse logjike është që të bëhen votime pa opozitën, apo që ato të shtyhen duke ndryshuar edhe ligjin zgjedhor, si dhe Kushtetutën.

“Është e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, paraqesin listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues. Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse, ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike; të zhvillohen zgjedhje apo të shtyhen, çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha, pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa”, por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t’i bëj”, tha ai.

Gjithashtu ambasadori italian në Shqipëri tha se ka tre skenarë të mundshëm, të cilët nuk përjashtohen për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Janë tre mundësi pas rekomandimit. E para, është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprovojnë çeljen e negociatave, kjo është diçka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit. E dyta, është që t’i mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që Komisioni Europian të shtyjë vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze, ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte, që nuk kemi pasur kohe ta studionim”.

Cutillo deklaroi hapur edhe se cilët janë vendet në BE që janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje, por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë” tha ai.

/syri.net/

Etiketa: Alberto CutilloAmbasadori italiandilemëkriza e rëndë politikendryshim të sistemitzgjedhje pa opoziten

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Paloka: Prisni kur të dal Tao Palla sot e të thotë që opozita e bleu “Bild”

Gazetari i "Bild": Do publikoj të tjera përgjime të plota se si PS bleu votat në Shijak dhe Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com