Ambasadori britanik Duncan Norman ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese ishte në të njëjtën linjë me atë të BE-së dhe Gjermanisë.
Në reagimin e tij Norman thekson se marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik.
“Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstruktive në miratimin e ndryshimeve të sotme të Kushtetutës. Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament,”është shprehur Norman.