Pak orë përmbushet afati kohor i dhënë nga kryeministri Edi Rama ndaj përfaqësuesve diplomatikë të Iranit për t’u larguar nga vendi ynë, situata para ambasadës duket e qetë.
Përreth ambasadës vihen re forca të shtuara policore, ndërsa punonjësit kanë qenë të vetmit që kanë hyrë në ndërtesë për të marrë dokumente të ndryshme, Në pamjet e mëposhtme të siguruara, shihet një makinë me targa diplomatike e cila largohet nga ambasada.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme gjatë përgatitjeve për të liruar ambientet e ambasadës, punonjësit kanë djegur disa dokumente në oborrin e ndërtesës.
Ndërsa vendimi për largimin e tyre brenda 24 orëve, u mor nga Këshilli i Ministrave, pasi u provua se Republika Islamike e Iranit kishte organizuar sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.