Ambasada Amerikane u ka njoftuar sot studentëve shqiptar të nivelit të parë, Bachelor, një mundësi burse studimi për një semestër në Amerikë.
Të interesuarit mund të aplikojnë në faqen zyrtare të programit UGRAD, ku jepen bursa për studentë nga disa vende të botës të cilat mbulojnë gjithë kostot e domosdoshme për një student, përfshirë dhe udhëtimin.
Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan”, shkruhet në faqen zyrtare.
Çdo student shqiptar mbi 18 vjeç që ka përfunduar vitin e parë të studimeve dhe është aktualisht i regjistruar në një universitet të akredituar dhe që përmbush kushtet për vizë amerikane, mund të aplikojë.