Ambasada amerikane ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ndalon dhënien e vizave për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar këtë veprim ambasada e ka ndërmarrë përpara proçesit të pritshëm të vettingut. Revokimin e vizave ka ardhur si pasojë e një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij.
Nuk bëhen të ditura emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë refuzuar vizat por Ambasada thekson se i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet:“Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.”– thuhet ne deklarate.