Ambasada Amerikane, ka lajmëruar të gjithë studentët që studiojnë në Amerikë se nuk është e nevojshme të kthehen në Shqipëri në rast se u ka skaduar viza.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada njofton se në rast se do të kthehen, atëherë duhet të bëjnë kujdes që ta nisin herët procesin e rinovimit të vizës.
“Studentë vini re, nuk është e nevojshme të ktheheni në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën.
Megjithatë, nëse ktheheni në Shqipëri gjatë verës dhe viza juaj skadon apo ka skaduar, sigurohuni që të nisni procesin e rinovimit të vizës të paktën tri javë para se të udhëtoni.
Ndonjëherë mund të ketë vonesa gjatë procesit dhe ju nuk do të doni të vonoheni”, thuhet në njoftimin e ambasadës.