Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

11:50 | 02/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit. Sekuestro është vendosur me urdhër të prokurorit Altin Dumani.

Ende nuk dihet se sa është shuma e sekuestruar dhe në cilat kompani. Por pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat kanë transferuar në Bankën Kombëtare Tregtare 195 milionë dollarë, para të cilat do të përdoreshin për të paguar blerjen e tokave dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e resortit.

Investitorët nga Katari, ortakë të Jared Kushner, kanë hapur dy kompani në Shqipëri për projektin e Zvërnecit. Fillimisht duke hapiur në Shqipëri degën e kompanisë së tyre Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe dhe më vonë përmes themelimit të kompanisë Sazan Operations Holding.

Kjo e fundit, ndonëse mban emrin e Sazanit do të jetë e angazhuar në projektin e Zvërnecit.

Eshtë akoma e paqartë se me cfarë motivacioni janë bllokuar paratë, pasi vëllezërit Khayyat janë ndër familjet më të pasura në Katar dhe zotërojnë një perandori disa miliarda dollarëshe. Por me sa duket bllokimi i financimeve është një masë preventive për të mos lejuar transaksionet e pronave në kuadër të hetimeve që SPAK është duke kryer mbi këtë projekt. Ndërkohë burime bëjnë të ditur se çështja e Zvërnecit ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme prej më shumë se një viti.

Tashmë projekti i Zvërnecit ka marrë një goditje jo të vogël, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i investitorëve nga Katari dhe veçanërisht i Jared Kushner. Përballë një situate të ngjashme në Serbi, familja Kushner u tërhoq nga projekti për ndërtimin e një hoteli lluksoz menjëherë sapo prokuroria serbe hapi hetim për çështjen.

Situata në Zvërnec është përshkallëzuar në protesta masive gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që qeveria akuzon se këto protesta po nxiten edhe nga faktorë të jashtëm, veçanërisht Greqia, të cilët nuk duan që Shqipëria të tërheqë investime të këtyre përmasave./Kapitali.al

Të Lidhura

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

nga 27
12:42 | 02/06/2026
0

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet në Durrës në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe...

Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

nga 27
12:20 | 02/06/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Gjatë takimit u vlerësua progresi...

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

nga 27
11:46 | 02/06/2026
0

Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait...

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

nga 27
11:38 | 02/06/2026
0

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Greqi, duke vënë në alarm autoritetet greke. Mungesa e...

Para
Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

12:42 | 02/06/2026
Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

12:20 | 02/06/2026
Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

11:50 | 02/06/2026
Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

11:46 | 02/06/2026
I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

11:38 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –
  • Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –
  • Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –
  • Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –
  • I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –
  • Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com