Alqi Bllako dorëzon sot mandatin e deputetit, pritet arrestimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alqi Bllako dorëzon sot mandatin e deputetit, pritet arrestimi

08:16 | 30/03/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

 

Deputeti socialist Alqi Bllako pritet që gjatë ditës së sotme t’i paraqesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dorëzimin e mandatit si deputet i Republikës së Shqipërisë dhe të përballet me akuzat e SPAK për inceneratorët si qytetar i thjeshtë.

Kjo lëvizje e Bllakos vjen pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij si i implikuar në aferën e inceneratorëve, ku nisur nga njoftimi i SPAK , Bllako akuzohet për një sërë shkeljesh. Në njoftim në Facebook, vetë Bllako shkruan se është i tronditur nga kërkesa e SPAK dhe se shprehet i bindur që nuk ka shkelur ligjin, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë drejtësia.

Read more

‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Sipas njoftimit të SPAK, Bllako akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për aferën e inceneratorët të Fierit, në kohën kur mbante pozicionin e Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit. Të dy bashkë akuzohet se kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.

Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Gjithashtu, Bllako është akuzuar nga opozita se babi i tij ka përfituar rrogë 10 milionë lekë të vjetra në muaj, duke i siguruar një pozicion punë fiktive si drejtor kantieri në inceneratorin e Fierit. Gjithashtu, SPAK bën me dije se është vënë nën sekuestro apartamenti në Tiranë që rezulton të jetë në pronësi të Edmond Bllakos, babait të deputetit.

Pas inceneratorit të Elbasanit, hetimet e prokurorisë së posaçme kanë çuar në goditjen e zyrtarëve të përfshirë dhe në inceneratorin e Fierit. Përveç anëtarëve të komisioneve të prokurimit, ish administratorit në Fier, drejtorit të Albpetrolit dhe një zyrtari lokal, emri më i spikatur është ai i deputetit socialist Alqi Bllako, arrestimi i të cilit pritet të ndodhë ditën e sotme.

 

Të Lidhura

‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –

‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –

nga 27
13:14 | 15/05/2026
0

Pas dështimit për të fituar titullin kampion dhe rrezikut për të mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, drejtuesit e Milanit po...

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

nga 27
12:48 | 15/05/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe investigimin e ekspertit të njohur...

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

nga 27
12:38 | 15/05/2026
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i...

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

nga 27
12:30 | 15/05/2026
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i...

Para
Ish-ministri gjerman: BE të liberalizojë vizat për shqiptarët e Kosovës

Ish-ministri gjerman: BE të liberalizojë vizat për shqiptarët e Kosovës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –

‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –

13:14 | 15/05/2026
Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

12:48 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:38 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:30 | 15/05/2026
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

12:20 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –
  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –
  • Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –
  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com