Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj komentoi shtyrjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Alibeaj tha se Rama është në aleancë me Tahirin dhe po pengon drejtësinë.

“Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mesnatë, por seanca duhet të përfundontesot. Ne u deklaruam se duhet të vazhdojmë se është e ngutshme. Shtyrja e mbledhjes nuk u hodh në votim. Rama është në aleancë me Tahirin për t’u bërë pengesë për drejtësinë. Sot nuk u bë gjë tjetër veçse i dhanë privilegjin Tahirit për t’u mbrojtur. Në lojë është fati i gjithë shqiptarëve dhe jo fati Tahirit”- tha Alibeaj.
Alibeaj tha se batutat e Saimir Tahirit “nuk keni parë gjë akoma” nuk i interesojnë opozitës dhe qytetarëve.