Është arritur marrëveshja e shumpritur për evakuim të planifikuar në zonat e kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Alepos.
Kjo marrëveshje mes forcave qeveritare dhe rebelëve në qytetin e Alepos ishte prishur më parë por fatmirësisht sot ata kanë gjetur konsensus për vendosjen e armëpushimit.
Rebelët thanë se një armëpushim i ri është vendosur rreth orës 03.00 të mëngjesit me orën lokale dhe evakuimet pritet të ndodhin ditën e sotme.
Agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim zyrtar sirian se mëngjesin e ditës së sotme “operacioni për evakuimin nga pjesa lindore e Alepos kishte nisur”.