Aleksandër Vuçiç në qëndër të kritikave/ 7 kongresmenë amerikanë letër Biden – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleksandër Vuçiç në qëndër të kritikave/ 7 kongresmenë amerikanë letër Biden

18:24 | 07/11/2021
në Bota, Kryesore
0

Shtatë kongresistë amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit të SHBA-së Joe Biden, përmes së cilës i kërkojnë që të vendosë sanksione ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti është i nënshkruar nga kongresistët Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern, Mike Quigley dhe Jim Costa.

Në qendër të kritikave të kongresistëve është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.

Read more

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

“Gjatë vizitës suaj në Beograd në vitin 2016, ju folët për një të ardhme shpresëdhënëse për Serbinë dhe popullin serb. Për fat të keq, për të arritur në atë të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprimet e mëtejshme diplomatike nga SHBA dhe nga aleatët dhe partnerët tanë evropianë në veçanti janë vendimtare për t’u siguruar që Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike, duke bërë këtë, ata do të jenë në gjendje të përmirësojnë marrëdhëniet me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në letër.

Në letër i bëhet thirrje Biden që të shqyrtohet përdorimi i Urdhrit Ekzekutiv 14033, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Ne ju bëjmë thirrje të konsideroni përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, “Bllokimi i pronës dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”, aty ku është e përshtatshme, për të nxitur për një qeveri serbe më transparente dhe të përgjegjshme që respekton demokracitë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”, thuhet më tej në letër, transmeton KP.

Po ashtu, në letër thuhet se liria e medies nuk është vetëm një vlerë kyçe amerikane e përfshirë në Kushtetutën amerikane, por se kjo çështje është gjithashtu e rëndësishme për politikën e jashtme të Uashingtonit dhe për luftën kundër autoritarizmit në mbarë botën.

“Fatkeqësisht, liria e medias në Serbi ka arritur një nivel të ulët. Siç vërejnë Reporterët pa Kufij: “Serbia është një vend ku gazetarët janë të ekspozuar ndaj sulmeve pothuajse të përditshme që vijnë gjithnjë e më shumë nga elita në pushtet dhe media proqeveritare. Është gjithashtu e qartë se mediat pro-qeveritare po bëjnë përparim dhe janë në një marrëdhënie reciproke të dobishme me qeverinë”, thonë kongresistët amerikanë.

Letra e plotë:

Jemi shumë të shqetësuar për situatën aktuale humanitare dhe politike në Serbi dhe ndikimin që mund të ketë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën në tërësi. Siç thatë gjatë një vizite në gusht 2016 në Beograd, Serbi, “është jashtëzakonisht në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që populli i Serbisë të jetë në gjendje të rritet dhe të përparojë.” Prandaj, ne inkurajojmë administratën tuaj të angazhohet me Presidentin Aleksandar Vuçiq për të luftuar korrupsionin dhe sulmet ndaj lirisë së shtypit, të cilat, që të dyja janë kritike për një Serbi prosperuese dhe demokratike, dhe për aspiratat e saj për Bashkimin Evropian.

Ne ju bëjmë thirrje të konsideroni përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, “Bllokimi i pronës dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”, aty ku është e përshtatshme, për të nxitur për një qeveri serbe më transparente dhe të përgjegjshme që respekton demokracitë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

Liria e shtypit nuk është vetëm një vlerë qenësore amerikane e garantuar me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, por është gjithashtu e rëndësishme për politikën e jashtme të SHBA-së dhe për të kundërshtuar autoritarizmin në mbarë botën. Siç deklaruat në fund të vizitës suaj të vitit 2016 në Beograd, “Kombet janë më të fortë kur dëgjojnë nga shumë zëra”. Fatkeqësisht, liria e shtypit ka arritur një pikë të re të ulët në Serbi, siç theksojnë Reporterët pa Kufij: “Serbia është një vend ku gazetarët i nënshtrohen sulmeve pothuajse të përditshme që vijnë gjithnjë e më shumë nga elita në pushtet dhe media proqeveritare. ” Është gjithashtu e qartë se mediat pro-qeveritare po përparojnë dhe janë në një marrëdhënie reciproke përfituese me qeverinë.

Në një shembull flagrant, RTV Pink, transmetuesi më i madh privat në Serbi, ka marrë të paktën 7 milionë euro kredi qeveritare ndërmjet 2014 dhe 2016. Vitin tjetër, kur presidenti Vuçiq kandidoi për president, RTV Pink i ofroi fushatës së tij dukshëm më shumë kohë transmetimi sesa të gjithë kundërshtarëve e tjerë së bashku. Madje edhe marrëveshjet e rrjetit shtetëror Telekom janë të fshehta. Marrëveshjet ndërmjet qeverisë dhe medias dëmtojnë normat demokratike, ua mbyllin gojën kritikëve dhe fuqizojnë individët e korruptuar. Ne inkurajojmë administratën tuaj të punojë me President Vuçiq dhe të tjerët për të lejuar të gjitha burimet e medias të përparojnë dhe të mbulojnë lajmet në mënyrë të barabartë dhe të paanshme Siç thatë në vitin 2016, “këta zëra duhet të mbrohen dhe respektohen”.

Administrata juaj gjithashtu duhet të vazhdojë të angazhojë qeverinë serbe për çrrënjosjen e korrupsionit. Qeveria e ShBA ka qenë prej kohësh lideri global në mbështetjen e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin qeveritar duke vendosur standarde të larta për praktikat e biznesit dhe prokurimit – dhe ne jemi të kënaqur që lufta kundër korrupsionit do të jetë një nga fokuset e Samitit të ardhshëm të Demokracive. Politikat tona dhe kërkesat përmbajtësore kanë çuar në një rritje ekonomike dhe rritje të besimit në ekonominë e SHBA.

Fatkeqësisht për popullin e Serbisë, raportet kanë treguar se presidenti Vuçiq e ka thelluar korrupsionin brenda Serbisë, duke përfshirë përdorimin e krizës COVID-19 si një justifikim për të fshehur shpenzimet e qeverisë dhe prokurimin e PPE dhe ventilatorëve. Presidenti Vuçiq shkoi aq larg sa tha në Radio Televizionin e Serbisë, se derisa e gjithë bota kërkonte ventilatorë, Serbia po i siguron ato, “gjysmë legalisht”.

Ne besojmë se administrata duhet të ndërmarrë veprime të shpejta për të zmbrapsur korrupsionin ekzistues dhe sulmet e mëtejshme ndaj lirisë së shtypit në Serbi. Serbia planifikon të organizojë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare pranverën e ardhshme. Ne kërkojmë nga administrata juaj që ta mbajë Serbinë përgjegjëse për standardet më të larta të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke përfshirë periudhën e fushatës përpara zgjedhjeve dhe vetë numërimin e votave.

Gjatë vizitës suaj në Beograd në vitin 2016, ju folët për një të ardhme shpresëdhënëse për Serbinë dhe popullin serb. Për fat të keq, për të arritur në atë të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprimet e mëtejshme diplomatike nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatët dhe partnerët tanë evropianë në veçanti janë vendimtare për t’u siguruar që Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike, duke bërë këtë, ata do të jenë në gjendje të përmirësojnë marrëdhëniet me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Antarët e Kongresit:

Raja Krishnamoorthi

Ritchie Torres

David N. Cicilline

Jan Schakowsky

James P. McGovern

Mike Quigley

Jim Costa

Etiketa: Aleksandar Vuçiç në qëndër të kritikaveBidenKongresmeneleter

Të Lidhura

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

nga 27
23:19 | 20/12/2025
0

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

nga 27
22:49 | 20/12/2025
0

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

nga 27
22:27 | 20/12/2025
0

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari...

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

nga 27
22:21 | 20/12/2025
0

Tottenham pësoi humbjen e pestë në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë, teksa kartoni i kuq i...

Para
Historia e flamurit amerikan, çfarë kërkoi dizenjuesi si shpërblim?

Kapërcen mbi 700 mijë numri i viktimave nga COVID në SHBA

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com