Albin Kurti flet për njohjen reciproke si dhe marrëdhëniet me SHBA – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti flet për njohjen reciproke si dhe marrëdhëniet me SHBA –

15:32 | 15/02/2023
në Uncategorized
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përderisa Kosova e konsideron propozimin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke. Gjatë një prononcimi për media në Prishtinë, Kurti deklaroi se edhe zyrtarët evropianë dhe amerikanë e kanë pranuar se njohja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale.

“Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe nga bisedimet mandej shohim se çka e kur. Por, normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen prej njëri-tjetrit”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia vitin e kaluar kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian, që fillimisht njihej si propozimi franko-gjerman, për normalizimin e raporteve. Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument, i cili nuk është bërë publik. Por, propozimi, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane. Kryeministri Kurti u pyet edhe për letrën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Serbisë, përmes së cilës ai tha se Kosova dhe Serbia duhet “të bëjnë kompromise të vështira”.

“Besoj që SHBA-ja vazhdon të jetë partnerja, mikja dhe aleatja jonë kryesore në shtetndërtimin demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi synon normalizimin e plotë të raporteve. Por, palët kanë dallime sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që në një marrëveshje finale të përfshihet njohja nga Serbia – që zyrtarët në Beograd kanë thënë se është “vijë e kuqe” për ta – ndërkaq, Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Radio Evropa e Lirë

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Më përjashtuan për një mbajtëse telefoni –

Më përjashtuan për një mbajtëse telefoni -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD –

18:15 | 17/02/2026

18:13 | 17/02/2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese –

18:01 | 17/02/2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese –

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese –

17:59 | 17/02/2026
Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat –

17:45 | 17/02/2026

Më Të Lexuarat

  • PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD –

  • Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese –

  • Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat –
  • Vendimi për ‘Ballukun’ ende i pazbardhur, Kushtetuesja: Po bëjmë maksimumin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD –
  • PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com