Alban Hoxha: Vllaznia, një “mace e zezë” për ne – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alban Hoxha: Vllaznia, një “mace e zezë” për ne

14:20 | 12/02/2016
në Sport
0

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ka folur për mediat në prag të ndeshjes me Vllazninë.

Ai ka thënë se të kuqve nuk iu lejohen më hapa falsë, pas barazimit me Flamurtarin, që iu kushtoi edhe humbjen e kreut.

Në lidhje me Vllazninë, Hoxha ka thënë se duhet përqendrim maksimal, pasi ekipi shkodran është kthyer në një “mace të zezë” për të kuqtë.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Tashmë ju duhet patjetër të fitoni, sepse “agjëroni” në këtë drejtim që në fund të nëntorit të vitit të kaluar…

Eshtë e vërtetë, na duhet se nuk bën fitorja. Vllaznia për ne ka qenë kundërshtar shumë i vështirë këto vitet e fundit. Na është bërë si “macja e zezë”. Kemi bërë gabime, shumë mendoj, që s’duheshin bërë. Që të dalësh kampion, gabimet duhet të jenë të sa më të pakta. Që në këtë ndeshje duhet t’i minimizojmë gabimet dhe të vazhdojmë garën për titull. Përndryshe, do ta kemi shumë të vështirë, sepse tani fillon “malorja” e kampionatit.

Një fitore në 6 ndeshjet e fundit duket pak për një skuadër që pretendon titullin. Pra, në Shkodër do të jetë “jetë a vdekje” për ju?

Po, është e vërtetë. Na duhet se nuk bën fitorja në Shkodër, nëse duam të ruajmë vendin ku jemi. Thënë ndryshe, titulli kalon edhe nga kjo transfertë. Nëse ndodh ndryshe, titulli bëhet akoma më i vështirë, jo se shuhen shanset përfundimisht.

A është rritur presioni mbi skuadrën pas barazimit me Flamurtarin, që u shoqërua edhe me humbjen e kreut?

Nuk mund të them presion, nga lart, nga presidenca apo drejtuesit. Kjo gjë ndodh vetvetiu kur nuk merr rezultatin që duhet. Natyrisht, duhet të kemi më shumë sedër dhe ego për të arritur ato që kërkojmë. Megjithatë, ne jemi të qetë. Nuk është se kemi ndonjë presion të madh dhe ndeshjen ndaj Vllaznisë po e presim me qetësi.

Në ndeshjet e fundit keni pësuar 4 gola. A është ky një problem i të gjitha reparteve te Partizani, apo nuk po funksionon mbrojtja?

Mendoj se kur pëson gol, gjithçka fillon edhe nga sulmi, sikurse edhe kur shënon. Kemi pësuar vërtet gola ndeshjet e fundit, çka mund të jetë përgjegjësi e të gjithë reparteve, por edhe kemi shpërdoruar shumë. Kjo na ka penalizuar. Kemi humbur raste pa fund. Nëse do t’i kishim finalizuar me sukses ato, do të ishim më lart se jemi.

I trembeni Vllaznisë, që pas merkatos së janarit është organizuar më shumë?

Nuk i trembemi asnjë ekipi, por e respektojmë për atë që po bën. Vllaznia është ekip i fortë, luan futboll të bukur si brenda dhe jashtë fushe. Megjithatë, nuk i frikësohemi. E respektojmë për emrin që ka.

Luani në “Reshit Rusi”, një fushë sportive….

Ne jemi mësuar të luajmë në “Qemal Stafa”, ndaj fushat e vogla na bëjnë pak përshtypje. E kemi pak të vështirë të ambientohemi. Megjithatë, ky faktor nuk ndikon në rezultat. Vështirësinë e ka brenda, patjetër. Ato shkallët që janë shumë afër, fusha e vogël dhe bari sintetik do të jenë pengesë për ne.

Si e patë ndeshjen që barazuat me Flamurtarin?

Pashë një Flamurtar që u mbrojt gjithë kohën. Ndryshe nga sa thonë analistët, që ka luajtur shumë mirë, unë kam mendim tjetër. Nëse do të kishim shfrytëzuar rastet që krijuam, patjetër do të fitonim. Kemi shpërdoruar 4 apo 5 raste të pastra. Unë e pashë Partizanin shumë mirë në atë ndeshje. Eshtë ajo që thashë pak më parë, na mungoi finalizimi. Nëse rastet do të ishin kthyer në gola, do të flisnim ndryshe. Vetëm një rast kishte Flamurtari, që bëri gol, vetëm kaq.

Mos është një periudhë tranzicioni kjo për Partizanin, duke parë se të ardhurit e janarit nuk kanë dhënë ende sa pritej?

Blerjet e janarit duan pak kohë sa të ingranohen në skuadër dhe të ambientohen me kampionatin shqiptar. Megjithatë, besoj se kanë filluar të përshtaten dhe kjo do të duket pas 2-3 ndeshjesh. Ne kemi bërë me të vërtetë afrime cilësore, edhe pse pakkush i ka quajtur kështu. Do të shohim në vazhdim sa vlen gjithsecili prej tyre.

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Qyrku i Majkos… ku ngryset nuk gdhihet..

Qyrku i Majkos… ku ngryset nuk gdhihet..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com