Alarmi për bllokimin e “Ranitidinës”/ Bardh Spahia: Shteti papërgjegjësi flagrante – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarmi për bllokimin e “Ranitidinës”/ Bardh Spahia: Shteti papërgjegjësi flagrante

19:59 | 26/09/2019
në Shqiperi
0

Pas alarmit të ngritur nga Agjencia Kombëtare e Barnave, në lidhje me përdorimin e një medikamenti të quajtur “Ranitidinë” ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.
Përmes një postimi në “Facebook”, Spahia akuzon qeverinë për mospërgjegjësi, kurse thotë se prej kohësh Administrata Amerikane për Barna e Ushqime dhe pas saj edhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë paralajmëruar profesionistët për këtë medikament.
Më tutje, Bardhi ka ngritur edhe disa pyetje sa i takon Agjencisë Kombëtare të Barnave.

Postimi i Bardh i Spahisë:
KANCERI SI BIZNES APO PAAFTESI?
Prej kohësh Administrata Amerikane për Barna e Ushqime dhe pas saj edhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë paralajmëruar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientet për një tërheqje vullnetare të barit RANITIDINE, ilaci që merret lehtësisht pa recetë mjeku në Shqipëri, për të ulur sasinë e aciditetit në stomak. Shkak është bërë prania e një papastërtie nitrosamine (NDMA), e gjetur gjatë testit laboratorik të barit, që klasifikohet si substancë që mund të shkaktojë kancer. Kjo vlen edhe për cdo ilac tjetër që ka në përbërje këtë substancë si Zantac.
Në Itali Ranitidina është tërhequr nga tregu dhe është vendosur ndalim paraprak për 519 ilace të tjera që përmbajnë perberesin aktiv ranitidine. (prodhuar në SARACA LABORATORIES LTD – prodhues farmaceutik në Indi) Edhe Greqia ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha medikamenteve ZANTAC që përmbajnë ranitidinë.
Ndërsa në Shqipëri, Agjensia Kombëtare e Barnave (AKBPM) vetëm njofton e këshillon profesionistët e shëndetit për efektin anësor të Ranitidinës e Zantac e I kërkon Urdhërit të Farmacistit e Mjekut që të informojnë pacientet për efektin e rrezikshëm të përdorimit të Ranitidinës!!!! Pra në Shqipëri, siguria e jetës I lihet në vullnetin e lirë e ndërgjegjen e prodhuesve, importuesve e shpërndarësve!!!
Përballë kësaj papërgjegjshmërie flagrante të shtetit e ministrisë së kapur e të paaftë, këshilla urgjente për qytetarët është që të mos e marrin më atë ilac e të këshillohen me mjekun për zëvendësuesin e tij, që të mos ketë përmbajtje nitrosamine (NDMA). Ndërsa pyetjet emergjente janë:
A qarkullojnë në Shqipëri barna me princip aktiv ranitidine, lëndët e para ose ndihmëse të të cilave prodhohen në Indi?
A ka kapacitete AKBPM për të kryer testet e nevojshme mbi praninë e papastërtisë nitrosaminë tek barna me princip aktiv ranitidine?
A ka kapacitete AKBPM për të kryer analizën e cilësisë dhe efikasitetit të barnave?
A garanton AKBPM barna të sigurta e efikase për popullatën?
A është e vërtetë se aktualisht AKBPM nuk kryen asnjë analizë laboratorike për asnjë bar që prodhohet apo importohet në vend?
Nëse ndonjëra nga përgjigjet do ishte pohuese, përse atëherë AKBPM kryen vetëm këshillim e jo veprim, së pari me listimin e barnave që kanë në përmbajtje principin aktiv ranitidinë?

Përbërës me rrezikshmëri të lartë kancerogjene, AIFA bllokon barnat me përmbajtje ranitidine

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Etiketa: Agjencia Kombëtare e Barnaveish-deputeti demokrat Bardh Spahiaranitidina

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Skenarët/ Çfarë pritet të ndodhë sonte në Bundestagun gjerman, tre qëndrime të ndryshme për negociatat ndaj Shqipërisë

Skenarët/ Çfarë pritet të ndodhë sonte në Bundestagun gjerman, tre qëndrime të ndryshme për negociatat ndaj Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com