Pas skandalit se në çokollata u gjetën copa plasmasi, gjiganti i prodhimit të ëmbëlsirave Mars, është përfshirë në një tjetër skandal.
Prodhuesi i ëmbëlsirave ka njoftuar se do të tërheqë nga Britania e Madhe qindra mijëra çokollata Galaxy, pasi janë prekur nga bakteri i salmonelës.
Pas njoftimit kompania i ka bërë thirrje qytetarëve të mos i konsumojnë ato.