Një situatë emergjente është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Sipas të dhënave të para, ende nuk bëhen me dije shkaqet që nxitën flakët. Fatmirësisht, nga raportimet paraprake nuk ka persona të lënduar apo të bllokuar.










