400 gram C 4 gjendet poshtë sediljes së makinës në pronësi të shtetasit Ariel Rrapi. Policia e ç’aktivizon
Policia ka ç’aktivizuar një sasi ekpslozivi prej 400 gram, e vendosur poshtë makinës së shtetasit, Ariel Rrapi. Automjeti ishte parkuar para shkollës “Nikel Dardani” në kryeqytet. Pasi ka parë pakon e dyshimtë, pronari i automjetit ka lajmëruar policinë. Më pas forcat xheniere kanë konstatuar se poshtë sediljes gjendej 400 gram C 4 të cilin e kanë ç’aktivizuar.
Policia ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen. “Më datë 21.03.2016, rreth orës 14:10, në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të shkollës “Nikel Dardani”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. R., i cili ka konstatuar xhamin e mjetit të thyer dhe kur e ka kontrolluar mjetin në brendësi ka gjetur poshtë sediljes së pasagjerit një pako të dyshimtë. Në vendin e ngjarjes policia dhe forcat xhenieretë cilët verifikuan përmbajtjen e pakos”, thuhet në deklaratën e policisë.