Është shtyrë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku Taulant Balla ka paditur Sali Berishën dhe Floriana Garon për akuzat që ish kryeministri bëri ndaj tij në seancën e fundit parlamentare duke deklaruar se deputeti i PS ishte marrë me prostitucion dhe me nxjerrjen e vizave për vajzat moldave.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosparaqitja e avokatit të Berishës në seancë.
Në seancën plenare të 13 shkurtit gjatë fjalës së tij Berisha, hodhi akuza direkte drejt Ballës duke thënë se ky i fundit kishte nxjerrë viza për trafikun e vajzave moldave dhe se kryeministri i atëhershëm Fatos Nano e kishte shpëtuar.
Pas përfundimit të seancës plenare, Balla tha se do të padiste Berishën në GJKKO dhe kërkoi që ky i fundit t’i paraqiste provat e tij në seancën që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme.