Regjisori Kastriot Çipi ka deklaruar se do të padisë për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
I ftuar në studion e emisionit “A Show” në News24, Çipi tha se akuzat e Kryetarit të Bashkisë janë të pavërteta dhe se ai nuk ka marrë asnjë para nga shteti për ndonjë projekt.
“Ka nisur një konflikt civil mes meje dhe atij që e quajnë qeni i sulmit të Ramës. Do ta çoj në gjyq pasi u mundua të bënte shashkën e radhës. Një sulm frontal e bënë edhe mediat e afër tij pasi unë kam qënë një nga zërat kritikë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Jam bërë armik i shtetit për shkak të ideve të mija”,- tha Çipi.
Çipi tha se hisoria e akuzave të Veliajt daton diku në vitin 1999 ku ai ka aplikuar të bëjë një film dokumentar për jetën e Viktor Stratobërdhës.