Aktori shqiptar, Genti Deçka përmes një statusi në Facebook ka treguar se si pronari i një lokali e ka etiketuar duke u bazuar tek model ii folkëve të tij, duke menduar se nuk ishte shqiptar.
“Ai momenti kur shkon në një lokal për të ngrënë dhe pronari i thotë kamerierit:-‘Shko içik te ai flokshi’….edhe kur më degjon të flas shqip me thotë:-‘Ma bo hallall se e dh***, se qenke shqiptar’…”, ka shkruar aktori.
Ndërsa i pyetur nga miqtë e tij mbi reagimin pas asaj që ndodhi Deçka shkruan: “Kur tha ai flokshi edhe kamerieri s’po e merrte vesh për kë bëhej fjalë…ngrita dorën edhe i thashë: ‘ktu flokshi, ktu’”.