Një operacion anti-drogë ditën e sotme në Gramsh ka sjellë arrestimin e 3 personave. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se policia kishte informacione se një grup prej tre personash po trafikonte lëndë narkotike.
Nga ana tjetër, pas aksionit janë sekuestruar gjithashtu 5 kg kanabis ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.
Deri më tani ende nuk është bërë i ditur identiteti i tre të arrestuarve.