Shoferi shqiptar që aksidentoi për vdekje me automjet një 59-vjeçar në aksin Selanik- Athinë ditën e djeshme nuk kishte leje drejtimi, sipas mediave greke prej burimeve të policisë.
26-vjeçari shqiptar është arrestuar nën akuzën vrasje nga pakujdesia ndërkohë “protothema.gr” ka publikuar pamjet nga aksidenti tragjik, me makinën e emigrantit shqiptar që është përplasur në pengesat mbrojtëse të autostradës.
59-vjeçari grek kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, por një tjetër makinë e ka përplasur duke e aksidentuar për vdekje.
Sipas mediave greke, 59-vjeçari kishte ndaluar në krahun e emergjencës për të folur në telefon, ndërkohë që makina e drejtuar nga 26-vjeçari shqiptar i ka shkuar nga pas duke e përplasur dhe e ka lënë të vdekur të moshuarin.
Bashkë me viktimën në makinë ishte dhe bashkëshortja e tij, e cila për fat të mirë nuk ka marrë lëndime fizike.