Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë, ku është përfshirë një automjet tip Mercedes Benz, me drejtues A. E., rreth 60 vjeç, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet parkuar pranë saj.
Mësohet se drejtuesi i automjetit dyshohet se ka pësuar infarkt në momentin e përplasjes. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë mjekësore, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.