Një grup tifozësh të skuadrës së Kukësit janë bërë protagonistë të një aksidenti automobilistik pranë Milotit, ndërsa po udhëtonin drejt kryeqytetit për të ndjekur ndeshjen ndaj Partizanit.
Autobusi i mbështetësve të skuadrës verilindore është përplasur me një automjet tjetër të tonazhit të rëndë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale të dy automjeteve.