Një aksident rrugor është regjistruar sot pasdite në aksin rrugor Lezhë-Laç, afër zonës së Fushë-Milotit.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa thuhet se një prej tyre është në gjendje jo fort të mirë shëndetësore.
Mësohet se dy të plagosurit ishin bllokuar për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar mjeti, por falë forcave zjarrfikëse është bërë nxjerrja e tyre.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.