Personi që shikoni në foto është Kujtim Istrefi, 57 vjeç nga Maqellara e Dibrës. Istrefi është një prej tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur një natë më parë në Rrugën e Arbrit. Në të njëjtin aksident humbën jetën dhe dy personat e tjerë, vëllai i Kujtimit, Murat Istrefi dhe gruaja e tij, Lulzime Istrefi.
Ndërsa dy anëtarët e tjera, të të njëjtës familje, Ferize Istrefi dhe Kadrie Markeçi ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.
Rruga është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi.