Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Nga raportimet paraprake dyshohet se brenda mjetit është vetëm drejtuesi i tij, 24-vjeçari Gjergj Elmazi.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit me targa AA527VK. Gjithashtu kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët do të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit të 24 vjeçarit.