Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën që lidh Desenzanon me Sirmionen, pranë karburantit Q8 në Itali.
Ky aksident i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar, Klajdi Tahiri, banues në Villanuova sul Clisi, në Desenzano të Italisë.
Sipas mediave vendase, Tahiri ishte në timonin e një Mercedes Vito dhe po udhëtonte drejt Veronës por për arsye ende të paqarta ai u përplas kokë më kokë me një kamion i ngarkuar me rrotulla çeliku.
Përplasja ishte fatale pasi i riu shqiptar humbi jetën menjëherë dhe makina u shkatërrua në një grumbull fletë metalike.
Operacionet për largimin e automjeteve ishin komplekse dhe rruga u mbyll për një kohë të gjatë dhe u krijuan radhë kilometrash. Dyshimet e para të policisë janë për një parakalim të gabuar nga ana e 29-vjeçarit.