Një aksident ka ndodhur në rrugën e Dibrës, ku një çiklist i moshuar është përplasur sot nga një motor.
Mësohet se i lënduar ka mbetur një 80-vjeçar i cili është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ende nuk është zbardhur autori i aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 10:40 në rrugën e “Dibrës” një motoçikletë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur çiklistin P. M.,80 vjeç.
Si pasojë e përplasjes çiklisti P. M është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe identifikimin e autorit.