Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne te “Rruga e Elbasanit”, në Tiranë.
Një automjet ka përplasur në rrethana ende të paqarta një motor, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet, drejtuesi i motorit është shtrirë në tokë, ndërsa qytetarë të rastit i kanë dhënë ndihmën e parë. Si pasojë e aksidentit është vështirësuar qarkullimi duke krijuar trafik në zonë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.







