Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë ku për pasojë janë përplasur një motoçikletë dhe një makinë “Pasat” me targa të huaja.
Mësohet se si pasojë e aksidentit i lënduar ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, i cili po merr ndihmën e specializuar në spitalin e Sarandës.
Policia po procedon personat e ndodhur në automjetin me targa të huaja. Aksidenti ka krijuar radhë të gjata automjetesh.